Panorama Sport (Albania)

Luftëtari bën gati kthesën, Kristidhi: Fitojmë me Pogradecin

Humbja në Devoll shihet si aksident, administra­tori: Na pengoi bora

- TOMOR SHEHU

AF Luftëtari pësoi të dielën humbjen e dytë sezonale, teksa u mposht nga Devolli në transfertë me shifrat 4-1, në një ndeshje ku gjirokastr­itët shënuan të parët, por më pas u përmbysën në fushën e mbuluar nga dëbora. Gjirokastr­itët kishin humbur më parë vetëm në startin e kampionati­t ndaj AF Elbasanit në transfertë me shifrat 2-0. Këto dy humbje dhe barazimi 2-2 ndaj Albpetroli­t në shtëpi, kurrsesi nuk mund t’ia zbehin ecurinë fantastike ekipit të drejtuar nga Arben Çoni, që ka marrë 7 fitore deri më tani. Të dielën në Gjirokastë­r, bluzinjtë kanë mundësinë më të mirë për të reaguar ndaj Pogradecit kryesues, duke pasur kështu një shans edhe për t’u afruar me vendin e parë, pasi janë katër pikë më pak se liqenorët pas 10 javësh. DEKLARATA - Administra­tori i AF Luftëtarit, Fotis Kristidhi, shpreh bindjen se skuadra do të bëjë kthesën të dielën, duke qenë pranë objektivit të vendosur në fillim të sezonit. “Në Devoll, si në çdo ndeshje, shkuam me objektiv marrjen e fitores. Humbja ishte zhgënjyese, por kjo s’do të thotë se jemi dorëzuar. Bora e rënë, temperatur­at e ulëta, për më tepër shumë fusha ku luajtëm, na privuan ndjeshëm lojën që ne aplikojmë. Kemi një skuadër që veçohet për lojën teknike dhe kundërsulm­in e shpejtë. Në të tilla kushte, e patëm të pamundur të shpreheshi­m në fushë. Ekipi gaboi në mbrojtje, duke u ndëshkuar nga dy goditje standarde. Jemi brenda objektivit dhe ka vend për t’u korrigjuar. AF Luftëtari funksionon si një familje e madhe. Edhe kur fitojmë, edhe kur humbim, të gjithë kanë meritë dhe përgjegjës­i. Tashmë na duhet të ulim kokën dhe të punojmë për ndeshjen e radhës. Duhet të rikthemi te fitorja në ndeshjen me Pogradecin”, ka thënë Kristidhi në prononcimi­n e djeshëm për “Panorama Sport”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania