Panorama Sport (Albania)

Vrioni rrëfehet në SHBA: Kam numrin e Cr7-ës në telefon

-

Doni të njihni më shumë për Xhakomo Vrionin? Në rubrikën "Profili i Lojtarëvë" nga klubi i Nju Inglandit, vjen një intervistë e sulmuesit të Kombëtares, me disa pyetje interesant­e që zbulojnë më shumë gjëra nga jeta e Xhakomo Vrionit. 24-vjeçari u transferua në verën që kaloi nga Juventusi në SHBA për 3.66 milionë euro, ndërkohë që tani përgatitet për nisjen e kampionati­t amerikan.

Si dhe kur keni nisur futbollin?

Kur kam qenë 5 vjeç dhe e kam nisur duke goditur topin nëpër shtëpi, duke thyer gjëra. Pastaj filloi të më pëlqejë, ta dashuroja dhe nisa të stërvitesh­a duke ndjekur në video disa lojtarë, e nisa kështu dhe vazhdoj të luaj ende.

Emri i një personi që ka pasur një impakt të jashtëzako­nshëm në jetën tuaj?

Gruaja ime. Për shtatë vite ka qenë e dashura ime dhe ajo më ka ndryshuar shumë. Fillova të kuptoj shumë gjëra. E dini, ajo është dhe ka qenë e rëndësishm­e për mua që prej fillimit. Jam bërë një person më i mirë që kur kam takuar atë. Kështu ajo është personi që ka pasur më shumë impakt tek unë. Ka ndryshuar jetën time.

Numri i futbollist­it më të famshëm që keni në telefonin tuaj?

Nuk është e vështirë. Numrin e Kristiano Ronaldos. Kur kam qenë te Juventusi, qëndrova një vit e gjysmë me të. Stërvitesh­im dhe kishim një grup të përbashkët. Ka edhe lojtarë të tjerë të rëndësishë­m që u kam kontaktin në telefon, por ai është më i rëndësishm­i.

Një nga gjërat më të preferuara në lidhje me qytetin ku jetoni?

Çdo gjë këtu në Boston. Të jem i sinqertë, çdo gjë. Është çdo gjë i bukur, jetoj në "Downtown" dhe kam një park të madh ku dal shëtitje me gruan. Ka shumë gjëra për të bërë këtu, një qytet i mrekullues­hëm.

Cilat kanë qenë këshillat më të vlefshme që keni marrë ndonjëherë?

Shumë, kur kam qenë te Sampdoria dhe Françesko Pedoni ka qenë trajneri im. Nga ai kam marrë shumë këshilla, si të bëhesha një lojtar profesioni­st i mirëfilltë apo si të kujdesesha për trupin çdo ditë, si të stërvitesh­a, si të ushqehesha. Kur shkova te Juventus, kanë qenë këshilla më të mëdha, sepse kur je aty duhet të japësh çdo ditë diçka më shumë. Është një ekip i madh dhe duhet t'u shpërblesh besimin që të japin, kjo ka qenë këshilla e dytë, ndërsa e treta ka qenë në Austri, kur nga trajneri që kisha, mësova cilësitë e mia më të mira dhe i tregova në fushë.

Si i kaluat pushimet?

Të jem i sinqertë, nuk pushova. U ktheva në shtëpi në Itali dhe isha i fokusuar në përgatitje­n për sezonin e ri, kështu që fillova të stërvitesh­a. Jam stërvitur për dy muaj, çdo ditë, në mëngjes dhe pasdite. Tani që po shikoj rezultatet, jam i lumtur për këtë, edhe nëse nuk kam pushuar shumë, edhe nëse nuk kam kaluar shumë kohë me familjen time. Të jesh i shëndetshë­m dhe të përgatites­h mirë është gjëja më e rëndësishm­e në futboll.

A ka qenë sfiduese mbërritja në kampionati­n amerikan?

Ishte e vështirë, sepse të vije në mes të sezonit kur djemtë e tjerë ishin gati dhe pastaj pata një problem edhe me dëmtimin dhe nuk luajta shumë. Pra, për mua nuk ishte e lehtë. Por e kaluara është e kaluar, kështu që ne duhet të mendojmë tani për atë që do të vijë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania