Panorama Sport (Albania)

Juvja, ka të drejtë për gjyq objektiv dhe të ndershëm

- Nga GAZZETTA DELLO SPORT

Le ta nisim nga fundi: Juventus - si çdo klub ose individ tjetër i akuzuar në një proces të zakonshëm ose sportiv - ka të drejtën e një gjykimi të drejtë, nga një gjyqtar objektiv dhe i paanshëm e po ashtu të hetohet nga një prokuror i pakushtëzi­muar që nuk e paragjykon e sidomos pa “tifozllëk”. Duket si një koncept i parëndësis­hëm, por që duhet të përsëritet me forcë duke pasur parasysh atë që po del këto ditë, duke gërmuar në të shkuarën e një prej prokurorëv­e të hetimit Prisma (Çiro Santorielo) dhe atyre që janë pjesë e bordit të garancisë Coni (Vinçenco Çezaro dhe Pier Xhorxh Mafexoli). Deklarata të turpshme të prokurorit, të lëshuara 4 vjet më parë në një konferencë, dhe postime të vjetra të shkruara në rrjetet sociale, të cilat në rastin më të mirë tregojnë një naivitet të papranuesh­ëm për ata që mbajnë role të caktuara dhe në rastin më të keq një neveri që mund të minojë ndershmëri­në e gjykimit ndaj “Zonjës së Vjetër”.

- Dëgjimi i fjalive si (“E pranoj, e ndjek dhe jam një tifoz i madh i Napolit dhe e urrej Juventusin. Si prokuror, jam kundër Juventusit, kundër hajdutëve të fushave të blerta”) dhe të lexosh disa postime (“Superliga përfaqëson një faqe tjetër të ndyrë në historinë e Anjelëve”) apo disa mesazhe (“Kontribuon­i duke lënë një mesazh Juve bajga”) ngjallin shqetësim dhe bezdi. Fjali që duken si të thëna në një lokal, ku disa tifozë përkeqësoj­në konceptet me shallin e ekipit të tyre të zemrës në qafë. Por në fakt po flasim për profesioni­stë. Siç ishte e kuptueshme, zemërata e tifozëve juventinë u shpërnda në rrjetet sociale pasi ndihen të rrethuar dhe viktima të një komploti. Duhet mbajtur mend gjithmonë se vendimi i Gjykatës së Apelit që dënoi Juventusin nuk bazohej në një ndërtim të ngjarjeve sipas prokurorit, por në deklarata të protagonis­tëve, pra të dhëna objektive.

- Françesko Kalvo, drejtuesi i ri i Juventusit, shfaqi elegancë dhe stil para ndeshjes kundër Salernitan­ës kur duke folur për deklaratat e Santorielo­s, tha: “Mendoj se disa fjali të nxjerra nga konteksti mund të marrin një kuptim tjetër nga ai që kanë. Kjo vlen për Juventusin dhe këdo. Pra edhe për njerëzit e përfshirë në hetimin ndaj nesh gjithashtu. Ne si klub gjithmonë respektojm­ë, por edhe pretendojm­ë respekt”. Këtë nuk e kërkon vetëm klubi i Juventusit dhe tifozët e tij, por duhet ta kërkojmë të gjithë: institucio­net, mediat dhe sportistët që kujdesen për ekipe të ndryshme. Sepse herët a vonë pozicionet mund të ndryshojnë. Kushdo që thirret të luajë role shumë të rëndësishm­e si ai i prokurorit, ka për detyrë të peshojë fjalët e tij në çdo rrethanë. Dhe ata që zgjedhin profesioni­stë, si ata të kolegjit të garancisë Coni, e kanë për detyrë (të vështirë, e kuptojmë) të kontrolloj­në tërësisht të tashmen dhe të shkuarat e tyre, qoftë edhe në rrjetet sociale.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania