Panorama Sport (Albania)

Vlahoviç rilind në Salerno dhe transformo­n Juven

Alegri gjen bomberin, skuadra ka më shumë opsione

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Në një periudhë në të cilën lajmet e mira sig urisht nuk janë të bollshme, më në fund ka një për Juventusin: Dushan Vlahoviç është rikthyer. Jo vetëm në fushë, duke qenë se këtë e kishte bërë tashmë me rastin e disfatës së brendshme ndaj Monzës, por mbi të gjitha në tabelën e golashënue­sve. Dopieta kundër Salernitan­ës i dha fund “agjërimit” të tij 115-ditor në Serinë A, duke e çuar sulmuesin serb në kuotën e 8 golave në këtë sezon. Duket si shifër e ulët për një bomber, por ja që rezulton me një gol më shumë se në fund të sezonit të kaluar, por me tri paraqitje më pak.

DV9 GATI - Ndalesa për shkak të dëmtimit duket se është pas krahëve dhe tani Alegri është duke buzëqeshur, duke shpresuar që më në fund të ketë gjetur sulmuesin për të cilin ka dëshpërimi­sht nevojë. Siç konfirmoi vetë

Vlahoviçi pas ndeshjes së të martës, do t’i duhet ende pak kohë që të arrijë formën më të mirë fizike dhe fantazma e dëmtimit do të mbetet gjithmonë e pranishme, por ndoshta pika e kthesës ka ardhur. Golat, siç e dimë, janë ilaçi më i mirë për ata që janë përgjegjës për të shënuar shumë, veçanërish­t nëse mban edhe etiketën e Halandit të ri. Fakt është se përgjigjja që priste Alegri ka mbërritur në Salerno dhe jo vetëm nga DV9.

RIKTHIME - Me kalimin e kohës ata që ishin jashtë për shkak të dëmtimit kanë filluar të japin kontributi­n e tyre. Nga Di Maria

te Kieza, duke kaluar nga Kuadrado, numri i lojtarëve në dispozicio­n po rritet nga java në javë dhe bashkë me të edhe forma e tyre. Duke shpresuar që lëndimi i Miretit të mos jetë shumë i rëndë (nuk ka frakturë), tashmë priten vetëm rikthimet e Bonuçit dhe mbi të gjitha i Pol Pogbasë. Klubi ka konfirmuar besimin e tij maksimal te francezi, i cili mbetet në qendër të projektit të Juventusit. “Oktapodi” kishte bërë një paraqitje në stol pikërisht ndaj Monzës, përpara se të ndalonte sërish për shkak të një problemi muskulor. Nuk duhet të jetë ndonjë gjë serioze, por nuk dihet se kur do të jetë sërish në dispozicio­n. Ndoshta të dielën me Fiorentinë­n, ose disa ditë më vonë kundër Nantës. Tani për tani në Torino janë të kënaqur, duke shpresuar që pritja të marrë fund së shpejti. Sepse sezoni sigurisht nuk ka mbaruar ende dhe, përveç pyetjes -15, mund të japë ende një kënaqësi të rëndësishm­e, si në Itali ashtu edhe në Europë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania