Panorama Sport (Albania)

Pioli: Milani im i rënduar, reagim me Torinon

-

Me humbjen ndaj Interit, i dha Inzagit kënaqësinë e fitores së parë kundër tij në kampionat, megjithatë Stefano Pioli në këto momente ka të tjera shqetësime sesa statistika­t e kolegut zikaltër. Nesër në mbrëmje kuqezinjtë do të sfidojnë Torinon, dhe trajneri i “Djallit” pret një reagim ndaj skuadrës që i ka shkaktuar edhe humbjen e parë në kampionat (më 30 tetor).

Leao është më i forti i ekipit tuaj, përse nuk bazoheni më shumë tek ai?

Gjithmonë bëj zgjedhje që më duken më të mirat ndaj nuk pendohem për asgjë. Edhe në derbi zgjodha Origin për të punuar më shumë vertikalis­ht me Zhirunë, por problemi ynë se fundmi është mungesa e qetësisë kur kemi topin në zotërim dhe fakti që skuadra qëndron shumë mbrapa. Sikur të mos mjaftojë humbasim edhe shumë topa.

Ju frikëson renditja?

Duhet të mbërrijmë mes katër të parave dhe kemi nevojë për pikë të plota kundër Torinos në shtëpi. Me gjasë do të luajmë prapë me tre mbrojtës, teksa më duhet të marr vendime për fazën ofensive.

Çfarë efekti ju bëjnë kritikat?

Kushdo ka të drejtë të kritikojë. Tifozët të parët e megjithatë nuk po na bëjnë që të na mungojë ngrohtësia e tyre. Nëse kanë respekt për ne, ka ndodhur sepse kemi punuar mirë dhe me pasion. Po me idetë e mia do të mundohem të çoj përpara misionin tim.

Përse Milani vuan kaq shumë psikologji­kisht?

Rezultatet e fundit na kanë rënduar psikologji­kisht çka bën që të jemi më të ngurtë edhe në lëvizje. Kemi humbur edhe entuziazmi­n, megjithatë duhet të tregohemi të fortë dhe me karakter për të reaguar sa më shpejt.

Cilat ishin problemet më të mëdha ndaj Interit?

Na u desh të vraponim shumë për t’u mbrojtur, por sidoqoftë linim shumë hapësira. Edhe pse në pjesën e dytë përmirësua­m disi qarkullimi­n e topit nuk shfaqem mjaftueshë­m kurajë për të qenë më vendimtarë ofensivish­t. Dhimbja që na shkaktoi është e madhe, por duhet të gjejmë sa më shpejt ato cilësi që na shpallën kampionë 8 muaj më parë.

Ka ndonjë aspekt pozitiv që mund të ruani nga derbi i fundit?

Dëshira për t’u mbrojtur e për të sakrifikua­r së bashku. Askush nuk pranoi të dorëzohej ndaj kjo frymë duhet të na shoqërojë edhe me Torinon.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania