Panorama Sport (Albania)

Shfryn Matias Mesi: Laporta i pabesë, nëse ikën kthehemi

“Tifozët katalanas s’u çuan, janë të gjithë tradhtarë”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Lionel Mesi-barcelo na ishte një temë që dukej se ishte mbyllur, duke parë se në Paris kanë nisur prej muajsh edhe bisedimet për rinovimin e kontratës. Por mundësinë e rikthimit, ndonëse pa pasoja, e konfirmon me tone të ashpra vëllai i legjendës argjentina­se, Matias Mesi. Ky i fundit mori pjesë në një program në aplikacion­in “Twitch, së bashku me disa shokë të tijtë, të cilët e bombarduan me pyetje mbi shanset e Mesit për të bërë një hap pas dhe të kthehet në “Camp Nou”, por përgjigjet e Matiasit ishin thjesht bombastike. “Unë në shtëpi kam shumë copa

gazete. Njëri është i ‘Sport’ dhe thotë: ‘Mesi duhet të kthehet te Barcelona’. Dhe unë poshtë saj kam shkruar: ‘jajajajaja... Nuk kthehemi te Barcelona, por nëse e bëjmë do të shkojmë atje dhe të bëjmë një pastrim të mirë, duke dëbuar Joan Laportën, të pabesin... Me gjithë atë që i ka dhënë Mesi Barcelonës... Nuk e di se si e shihni ju, por për mua Barcelona ka nisur që të njihet si klub vetëm falë Leos. Nëse

shkon në Barcelonë dhe hyn në muzeun e klubit, muzeu është i gjithi Mesi! Pastaj, njerëzit nuk e mbështetën, njerëzit duhej të organizoni­n një manifestim, diçka për t’i thënë Laportës që të shporrej dhe në Barcelonë të qëndronte Mesi. Por spanjollët janë të gjithë tradhtarë”. Shumë fjalë të ashpra, por që pa dyshim të thëna nga “gjaku” i Lionel Mesit bëjnë një bujë shumë të madhe, pasi brenda familjes

sigurisht që diçka është folur dhe gjërat dihen shumë mirë, aq më tepër nga Matiasi, që shumë shpesh është parë që të jetë shoqëruesi i Leos në vendimet më të rëndësishm­e të karrierës së futbollist­it, së bashku me babain e tij, Horge. Por mbi të gjitha, nga deklarata e dhënë nga Matiasi, konkluzion­i është shumë i qartë: Që Lionel Mesi të rikthehet dhe të mbyllë karrierën në Barcelonë, duhet që Joan

 ?? ?? Matias dhe Horge Mesi, vëllai dhe babai i Leos
Matias dhe Horge Mesi, vëllai dhe babai i Leos

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania