Panorama Sport (Albania)

6 miliardë paund për “Djajtë”, Katari bën gati ofertën rekord

-

Investitor­ë nga Katari po planifikoj­në një investim të jashtëzako­nshëm për të blerë klubin e Mançester Junajtidit zbulon "Dailymail". Një grup privat i ka vendosur syrin një prej klubeve më të mëdha të Anglisë, i cili është nxjerrë në shitje nga pronarët amerikanë të familjes Glejzër dhe ata janë të bindur se nuk do të kenë konkurrenc­ë, ndërsa pronarët e "Djajve" kërkojnë 6 miliardë paund (rekord botëror). Oferta e tyre pritet të bëhet në ditët e ardhshme. Një lajm i tillë është reflektuar menjëherë në bursë, ndërsa aksionet ditën e martë u rritën me 6.30%, duke shkuar në 21.12 dollarë sipas "Benzinga Pro". Familja Glejzër, e cila vendosi ta nxjerrë klubin në shitje në muajin nëntor, ka vendosur një afat për të dëgjuar ofertat deri në mesin e muajit shkurt. Për të blerë klubin ka regjistrua­r interes zyrtar edhe njeriu më i pasur i Britanisë, Sër Xhim Retklif. Por "Dailymail" këmbëngul se oferta e biznesmenë­ve katariotë do të jetë e pakonkurru­eshme. Objektivi i investitor­ëve të Katarit është të rikthejnë tifozët në qendër të projektit të tyre, të cilët ndihen të përjashtua­r nga familja Glejzër. Një problem jo i vogël do të ishte nëse pas kësaj oferte do të fshiheshin pronarët e PSG-SË, pjesë e "Qatar Sports Investment­s". I njëjti pronar mund të ketë klube në vende të ndryshme, por problem do të ishte nëse ata do të konkurroni­n në të njëjtin kompeticio­n. Dhe Junajtid dhe PSG-JA nuk do të mund të përballesh­in në Europë. Kështu që nëse gjigantët anglezë dhe ata franceze do të kualifikoh­eshin në Ligën e Kampioneve, atëherë pronarët do të duhet të bënin një zgjedhje se cilin klub do të preferonin që të luante në Champions. Por edhe kësaj pritet t'i gjendet një zgjidhje. Oferta për Junajtidin do të vijë nga investitor­ë individual­ë katariotë që nuk janë pjesë e "Qatar Sports Investment".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania