Panorama Sport (Albania)

Historike, Lebron thyen rekordin e Abdul-xhabarit

Xhejms: Ndjesi e pabesueshm­e, mund të luaj edhe për disa vite

- ARTIN LLESHAJ

Lebron Xhejms shk ruan historinë si pikëshënue­si më i mirë i të gjitha kohërave në NBA. Gjithçka ka ndodhur në periodën e tretë të ndeshjes së zhvilluar në orët e para të mëngjesit të djeshëm ndërmjet Los Anxhelos Lejkërs dhe Oklahomës, takim ku “King” Xhejms realizoi parakalimi­n ndaj legjendës Karem Abdulxhaba­r, duke u ngjitur në shkallën më të lartë të podiumit për sa u përket pikëve të realizuara në NBA. Lebron ka rrumbullak­osur shifrën 38390 pikëve, duke lënë kështu pas Abdul-xhabarin (38387 pikë). Lebron koordinohe­t ashtu siç di ai, me krahët lart, duke bërë që “Crypto.com Arena” të shpërthejë në festë për rekordin, një gëzim që nxori në plan të dytë edhe ndeshjen, me “Thunder” që fituan 133-130 ndaj Lejkërsave. Momente historike, për një arritje të pabesueshm­e, teksa për të shkuar në kuotën rekord të 38390 pikëve, Xhejmsit iu deshën 1410 ndeshje. Ndërsa rekordi që mbahej nga Abdul-xhabar ishte shënuar më 5 prill të vitit 1984, rreth tetë muaj para se të vinte në jetë Xhejms. Rekord të

cilin Abdul-xhabar e kishte vendosur me 1560 ndeshje të luajtura. I pranishëm në “Crypto.com Arena” ditën ku u rishkrua historia e NBA-SË ishte edhe vetë Karem Abdulxhaba­r, i cili e përgëzoi nga afër kapitenin e Lejkërsave.

DEKLARATA – “Prania e një legjende si Abdul-xhabar këtu është shumë domethënës­e për mua. Falënderoj familjen dhe të gjithë ata që kanë qenë pjesë e këtyre 20 viteve të karrierës sime, pasi pa ta nuk do të mbërrija këtu”, ishin fjalët e para të Lebron Xhejms pas rekordit.

Ndonëse theu një rekord historik që ishte në fuqi për gati 4 dekada, Lebron nuk ka aspak ndërmend të ndalet këtu. “E di që mund të luaj edhe për disa vite. Këtë e them duke iu referuar mënyrës si ndihem, për mënyrën si trupi im ka reaguar gjatë këtij sezoni. Është e gjitha çështje psikologji­ke dhe forcë mendore. Nëse mendja ime është e përqendrua­r, nëse jam sërish i motivuar për të konkurruar, e ndiej që mund të vazhdoj. Për aq kohë sa ndihem i motivuar dhe i përgatitur për çdo stërvitje dhe ndeshje, mund të vazhdoj të luaj. Të jesh në gjendje për të luajtur në këto nivele pas 20 vitesh është maja për mua dhe më jep një ndjesi të pabesueshm­e” u deklaroi 38-vjeçari.

 ?? ?? Lebron Xhejms dhe Karem Abdul-xhabar pas rekordit
Lebron Xhejms dhe Karem Abdul-xhabar pas rekordit
 ?? ?? Momenti i koshit që vendosi rekordin historik
Momenti i koshit që vendosi rekordin historik

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania