Panorama Sport (Albania)

Derbi i Kupës është bardheblu, Tirana “shtrin” Partizanin

-

Kupa e Shqipërisë në volejboll për meshkuj ka zhvilluar dje gjysmëfina­let e vajtjes. Tirana, kampione dhe fituese në fuqi e Kupës, ka hedhur hapin e parë drejt finales, teksa ka triumfuar ndaj Partizanit me rezultatin 3-1 në sallën “Feti Borova”. Ashtu sikurse edhe parashikoh­ej, derbi rezultoi tepër interesant dhe i luftuar në të gjitha setet, por bardheblut­ë e trajnerit Arben Sako u treguan më të saktë në momentet vendimtare, duke bërë të tyrin raundin e parë gjysmëfina­l në një sfidë që zgjati 2 orë. Seti i parë nisi dhe vijoi me të dyja ekipet që

i përgjigjes­hin njëra-tjetrës thuajse pikë për pikë, por në fund Tirana ishte më e vendosur, për ta fituar këtë fraksion 25-22. Seti i dytë nisi më mirë për Partizanin, që fillimisht krijoi një epërsi prej 5 pikësh, por më pas gradualish­t Tirana mori kontrollin e lojës për të fituar edhe këtu sërish 25-22. Me të njëjtin rezultat mbyllet edhe seti i tretë, por këtë herë në favor të skuadrës së Ylli Tomorrit. Për ironi të fatit, edhe në setin e katërt do të shënohet sërish në tabelë rezultati 25-22, kësaj radhe në favor të Tiranës, që vulos kështu suksesin 3-1. Një fitore e merituar për Tiranën, por sigurisht gjithçka mbetet me kualifikim­in që do të vendoset në takimin e kthimit në “Farie Hoti”. Dje gjithashtu u zhvillua edhe gjysmëfina­lja ndërmjet Vllaznisë dhe Erzenit. Shijakasit nuk falën, teksa arritën që të merrnin një triumf të pastër në shifrat 0-3 (23-25, 23-25, 2125) në Shkodër. Ndonëse me rotacion në formacion, miqtë bënë një ndeshje më të mirë edhe pse diferencat në të tria setet nuk ishin të mëdha. Për sa u përket sfidave të kthimit, ato do të luhen më datë 15 shkurt.

 ?? ?? FOTO: F.H
FOTO: F.H

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania