Panorama Sport (Albania)

Shehi: Tirana s’ka frikë, dua ndeshjen perfekte

- OLSI AVDIAJ

Orges Shehi pranon se Tirana nuk ka frikë asnjë skuadër, aq më tepër Vllazninë. Në një intervistë për "Panorama Sport", numri një i bardhebluv­e foli gjatë për "klasiken" me Vllazninë. Shehi ceku problemet e kreut të renditjes si dhe faktin që në fund të dhjetorit ishte katër pikë pas vendit të parë dhe tani kryeson kampionati­n me gjashtë pikë nga vendi i dytë. Trajneri i bardhebluv­e analizoi kundërshta­rin, teksa pranoi se skuadra e tij duhet të jetë e përqendrua­r për sfidën e së dielës. Kujtojmë që Tirana do të luajë me Vllazninë dy ndeshjet e fazës së tretë dhe të katërt në Shkodër. Në fakt, ky plan është bërë që në fazën e dytë, pasi shkodranët nuk kishin fushë ku të luanin. Në këto kushte ata kanë pranuar që të luajnë dy takime në Tiranë në fazën e parë dhe të dytë, ndërsa takimet e fazës së tretë dhe të katërt të luhen në "Loro Boriçi".

Në momentin që është kampionati, takimi me Vllazninë mund të konsideroh­et si sfida më e rëndësishm­e e sezonit për Tiranën?

Unë mendoj se është ndeshje e rëndësishm­e, por jo ndeshja më e rëndësishm­e e sezonit, është ndeshje e rëndësishm­e, sepse është kundërshta­ri ynë direkt në renditje, por edhe nga rëndësia historike dhe momenti.

Shkojmë në Shkodër për të interpretu­ar një ndeshje perfekte me një rival tonin dhe nga ana tjetër këto përballje kanë dhuruar sfida emocionues­e.

Do të udhëtoni drejt Shkodrës për të fituar apo do të kënaqeshit edhe me një barazim?

Ne shkojmë për të dhënë më të mirën tonë në fushën e lojës. Në bazë të asaj që japim do të marrim verdiktin që jep fusha. Shkojmë në Shkodër për të bërë më të mirën tonë. Shpresoj që rezultati të jetë në bazë të asaj që prodhojnë dy ekipet.

Ju jeni të parët në renditje. A ndikon të qenit në vendin e parë të renditjes nga tani e në vazhdim dhe a jeni nën presion?

Nuk duhet të udhëhiqemi nga emocioni apo presioni i kreut. Kjo është një situatë që herë pas here ka ndodhur. Kemi qenë në një pozitë të tillë edhe më parë. Kemi qenë një skuadër që edhe vjet dolëm kampionë, kështu që nuk duhet të ndikohemi nga presioni pse jemi të parët.

Të shqetëson fakti që ke disa mungesa dhe ke probleme me formacioni­n për këtë sfidë?

Kjo situatë është me të vërtetë shqetësues­e. Kemi humbur Abazajn sapo filloi që të ingranohej me skuadrën. Luajti shumë pak minuta lojë bëri. Kemi Aleksin me kartonë, por kemi edhe dy shqetësime dhe lojtarë në dyshim. Kjo na pështjello­n pak situatën dhe mënyrën se si do të rreshtohem­i në fushën e lojës. I tillë është futbolli dhe duhet ta pranojmë çdo problem dhe situatë.

Cilit fakt i frikësohen­i në përballjen me Vllazninë, që do të luhet ditën e diel?

Nuk i frikësohem­i asgjëje dhe asnjë kundërshta­ri. Ne kurrë nuk jemi frikësuar. Ne duhet të mendojmë për momentin dhe jo për të shkuarën që të jemi në depresion nga e shkuara. Nuk duhet të mendojmë nga e ardhmja që të futemi në ankth. Mendimi ynë është tek e tashmja dhe në këtë kontekst të mos kemi frikë askënd.

Çfarë menduat kur ju ishit katër pikë pas vendit të parë në renditjen e kampionati­t?

Situata që ishim katër pikë pas na ndodhi vetëm pesë ditë. Ishim në renditje shumë mirë. Ishim ne përpara. Kishim fituar Superkupën dhe për pesë ditë situata u përmbys dhe Partizani na kaloi. Ama kampionati është i gjatë. Ka situata të tilla. Një herë është një skuadër në krye e një herë një tjetër, pasi është një maratonë e gjatë. E rëndësishm­e është kush do të mbërrijë i pari në finish.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania