Panorama Sport (Albania)

Futboll të hënën në drekë, Partizani dhe FSHF injorojnë tifozët

Orare dhe motive të çuditshme, Superiorja e dyshimtë

-

Ndeshje të hënën në orën 13:00 në një kampionat të varfër të një vendi të varfër... Duket si një llogari e bërë gabim nga FSHF-JA, por kjo mes Bylisit dhe Partizanit nuk është e para ndeshje që po luhet në këtë orar të pazakontë dhe tallës për ata që duan t’i shohin ndeshjet në stadium. Jo, ky është rast i përsëritur, sepse një javë më parë u luajt në orar të tillë ndeshja Egnatia-tirana. Klubet mund të kenë arsye nga më të ndryshmet për të zhvilluar ndeshjet edhe në orare që nuk iu shkojnë për shtat tifozëve, por FSHF-JA po organizon një kampionat kombëtar, jo kampionat lagjesh... Në orën 13:00 të ditës së hënë, të punësuarit nuk mund të shkojnë dot në stadium, as nxënësit apo studentët. Nëse federata mendon se e organizon kampionati­n shqiptar për të papunët, apo nuk i interesojn­ë më fare politikat për tifozët, atëherë kjo është tjetër punë.

PËRGJEGJËS­IA E PARTIZANIT

Më i madhi mban përgjegjës­i më shumë. Bylisi paska kërkuar që të shtyhet ndeshja, sepse ka disa lojtarë të mbingarkua­r nga ndeshjet e moshave dhe mund t’i dëmtohen. Edhe Partizani vë dorën në zemër dhe pranon ta çojë ndeshjen të hënën në orën 13:00. Po pra, që Bylisi të jetë sa më i freskët fizikisht, por ndërkohë që edhe Partizani të ketë sa më pak tifozë të jetë e mundur në këtë transfertë të vështirë në një moment kaq delikat... Një Zot e di se me çfarë logjike veprojnë drejtuesit e një klubi të madh si Partizani, që iu binden tekave të Bylisit edhe të FSHF-SË.

BASTET

Sikur të mos ishin bastet

të mbyllura në Shqipëri, shumëkujt do t’i shkonte mendja te kompanitë e basteve kur shikon se si FSHF-JA pranon me një mendjeleht­ësi shkatërrue­se për futbollin që të luhen ndeshjet të hënave për drekë. Por për fat të mirë bastet te ne janë mbyllur dhe falë kësaj qeverie, këtu nuk vihen më baste dhe nuk ka më ndeshje të trukuara. Ka shumë tifozë, që nuk e besojnë këtë dhe nuk kanë faj, por duhet t’i besojnë FSHFSË, që mendon me “oferta” të tilla se si të mbushë stadiumet gjithnjë e më shumë...

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania