Panorama Sport (Albania)

Idrizi: Kreu është kusht, Troisi nuk po më ankohet më

“Na frikësojnë me fushat, por të luajnë edhe në moçale”

- ERMAL SIKA

Sinan Idrizi i vendos ultimatum Flamur tarit. Kërkon vendin e parë, ndaj nuk pranon asnjë hap fals në Peshkopi. Në një intervistë për “Panorama Sport”, administra­tori qartëson edhe një herë objektivin, ndërsa jep edhe një “thumb” për tentativën e dy kundërshta­rëve të fundit për t’i frikësuar. Ka një notë për merkaton, ndërsa debatin Gjika-troisi e kalon me humor.

I kënaqur me kthesën kundër Luzit?

Shëmtia më e madhe ishte ndeshja e Fierit. E turpshme. Në Peqin pastaj, pashë impenjim. Jam i sigurt që lojtarët tanë tani e kuptojnë qartë se çfarë ne kërkojmë. Kur them ‘ne’, kam parasysh qytetarët.

Keni ultimatum për skuadrën?

Lojtarët e Flamurtari­t duhet ta kuptojnë se nuk ka më tolerime. Nuk kemi më objektiv tri vendet e para. Ne e kemi të qartë dhe taksative, duam vetëm vendin e parë dhe jo tri vendet e para.

Jeni i kënaqur nga merkatoja?

Tani kemi një stol që nuk na dhemb më koka. Nuk kam dëgjuar më nga trajneri që të kemi ankesa për cilësinë e lojtarëve, të cilët janë në stol. Tri ndërrimet që u bënë në Peqin në ndeshjen me Luzin, sollën ndryshim. Njëri shënoi gol, tjetri bëri një gjë tjetër.

Pedro Augusto mbylli merkaton. Ishte “qershia mbi tortë”?

Na ka ardhur një superlojta­r i Superiores. Ishim në konkurrenc­ë me disa ekipe të tjera, që kërkonin shërbimet e tij. Por ai nuk zgjodhi

anën financiare, zgjodhi qytetin dhe ambiciet.

Apolonia zgjodhi ta presë në aneks Flamurtari­n, ndërsa Luzi i çoi në Peqin. Keni një koment?

Mua më vjen keq që nuk kanë “armë” tjetër për të na frikësuar. Vini re, sepse ky është një kalim cilësor tashmë. Ju kujtohet se ka disa sezone në Vlorë që kur vinin na jepnin penallti? Shkonim në Laç për shembull, mbaj mend një rezultat 4-2, në atë kohë. Ka qenë një lojtar, i cili ishte pozicion jashtë loje, që

ishte dhe jashtë zonës së rreptësisë dhe na dha edhe penallti. Ka qenë një trajner që nuk e kujtoj emrin, po ka qenë pa flokë.

E keni fjalën për Ernest Gjokën?

Do të thuash ti do të bëjnë aludime me kokat pa flokë, por kjo është histori tjetër tani...(qesh)

Çfarë doni të thoni me këtë?

Të luajnë ku të duan. Të luajnë edhe në moçale, nuk ka shanse. Unë nuk komentoj kurrë as fushat dhe as arbitrat. Ata që bëjnë komente të tilla janë provincial­ë. Ne nuk kemi ankesa. Të luajnë ku të duan. Por është turp i futbollit shqiptar, që sot të luajnë në këto fusha. Ajo ndeshja në Fier tek aneksi, ishte e turpshme, çfarë të them. Nuk kishte asnjë standard futbolli. Nuk e di kush e ka përgjegjës­inë për këtë... Ne shkuam atje, luajtëm futboll, u rrahëm, OK! Është përgjegjës­i e këtyre që organizojn­ë kampionati­n. Kjo është cilësia e futbollit shqiptar sot!

Keni një koment për debatin Gjika-troisi?

Debati me Gjikën? (Qesh) Po jo... Ke orën e llogjeve ti tani?

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania