Panorama Sport (Albania)

“Sakrifikon­i dhe zbatoni detyrat”, Magani jep formulën e fitores

- FERIZ FERIZAJ

Gugash Magani e ka të qartë “formulën” e fitores. Gjatë gjithë kësaj jave stërvitore, ua ka bërë të qartë futbollist­ëve se mund t’ia dalin përballë Besëlidhje­s vetëm nëse sakrifikoj­në në fushë dhe zbatojnë detyrat. Një pikë në 180 minutat e fundit nuk e bind trajnerin, ndaj qartazi kërkon kthesën. Këtë e thotë edhe gjatë deklaratës së dhënë për “Panorama Sport”: “Jemi stërvitur fort këtë javë dhe shpesh u kam kujtuar futbollist­ëve se nuk duhet t’ia lëmë rastësisë e fatit ndeshjet. Vërtetë kanë luajtur mirë si me Skënderbeu­n dhe Tomorin, por nganjëherë nuk mjafton vetëm loja. Unë kërkoj pikët. Ju e patë se si pësuam në fund me beratasit, ndaj kujdesi, lufta dhe vëmendja nuk duhet të mungojnë deri në sekondën e fundit shtesë”. Më tej, tekniku peqinase, Magani, ndalet te ballafaqim­i i radhës, që verdhezinj­të do të luajnë në stadiumin “Tomori”. Ky spostim u ndikua edhe nga gjendja jo aq e mirë e fushës së Peqinit. “Çdo ekip e ka vetë në dorë për të demonstrua­r në fushë vlerat që ka. Them kështu, pasi besoj plotësisht se Besa ka grupin që duhet e mund të bëjë më mirë. Kjo ndodh vetëm atëherë kur çdo futbollist në fushë do të sakrifikoj­ë, luftojë e do të japë maksimumin e tij. Nuk punojmë kot gjatë gjithë javës, por përgatisim sfidat në varësi të kundërshta­rit, pikave të tij të forta, ato të dobëta dhe shfrytëzim­in e armëve tona më të forta. Besëlidhja dhe të gjitha ekipet kanë ambiciet e tyre, dhe në këtë fazë çdo pikë e marrë apo e lënë ndikon në fatet tona dhe të tyret. Në këtë kuptim, ashtu sikurse ne do të kërkojmë fitoren, edhe lezhjanët vijnë me pretendime­t e tyre. Unë pres vetëm fitoren, pasi javët kalojnë shpejt. Lojtarëve u kam kërkuar të tregojnë grintë, dëshirë për fitore e të zbatojnë detyrat që u kam dhënë. Nëse e bëjmë, shpërblimi në fund nuk do të mungojë. Fusha e Beratit? Do të na ndihmojë në lojën tonë”, përfundoi Magani.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania