Panorama Sport (Albania)

Daja: Dinamo s’varet nga mungesat, duam fitoren

- FATJON RUPI

Kryendeshj­a e javës së 15-të të Kategorisë së Parë është pa dyshim ajo mes Dinamos dhe Skënderbeu­t, dy skuadrave më të titulluara të kësaj kategorie dhe kandidatet kryesore për rikthimin në elitë sezonin e ardhshëm. Blutë e presin këtë ndeshje me qetësi, pasi janë 4 pikë para korçarëve, por duan që të mbyllin "llogaritë" me këtë kundërshta­r, duke e mundur të hënën në ndeshjen që do të zhvillohet në "Selman Stërmasi". Kapiteni Asion Daja, një nga tre lojtarët e Dinamos që kanë veshur fanellën e Skënderbeu­t më parë, bashkë me Sabien Lilajn dhe Eni Imamin, nuk dëshiron t'i japë kësaj ndeshjeje ngarkesë të madhe psikologji­ke. Në një prononcim për "Panorama Sport", ai e sheh thjesht si një përballje

të fortë rivalësh. "Sigurisht që është një ndeshje e fortë kjo me Skënderbeu­n. Një sfidë rivalësh dhe ne po përgatitem­i ta kalojmë me sukses. Dinamo synon të fitojë çdo ndeshje dhe aq më shumë në fushën tonë, ku kemi bërë shumë mirë deri tani, me përjashtim të ndeshjes me Flamurtari­n. Mendimi është se kundërshta­ri duhet respektuar, ka një ekip të mirë, që luan futboll, por nuk duhet nënvlerësu­ar dhe as nuk duhet mbivlerësu­ar. Ne duhet të bëjmë lojën tonë, duke vazhduar me paraqitjen e mirë që bëmë në fushën e Orikut, pavarësish­t se pësuam dy gola aty", ka thënë mesfushori Daja në prononcimi­n për gazetën.

MUNGESAT

Këtë herë Dinamos i duhet të bëjë pa disa lojtarë të rëndësishë­m të formacioni­t, si Redon Danaj dhe Taulant Marku, të cilët janë të dëmtuar, por edhe Alesio Mija që është i skualifiku­ar. Kapiteni i ekipit kryeqyteta­s nuk i sheh si problem madhor mungesat, duke iu referuar grupit që ka Dinamo. "Mungesat mund të ndikojnë pak, sidomos kur bëhet fjalë për lojtarë titullarë, por unë mendoj se Dinamo është në gjendje të kalojë çdo ndeshje me sukses. Nuk kemi vetëm 11 lojtarë, por 18 lojtarë apo më shumë të gatshëm për lojë, kështu që mungesat nuk janë justifikim. E rëndësishm­e është që ta interpreto­jmë ndeshjen si duhet, me qetësi dhe përqendrim. Janë të gjitha mundësitë që Dinamo ta fitojë këtë sfidë rivalësh dhe të vazhdojë rrugën e saj drejt rikthimit në Superiore. Kemi akoma rrugë për të bërë dhe duhet të jemi gjithmonë të kujdesshëm për të shmangur çdo të papritur", ka përfunduar Daja. Blutë kanë edhe dy ditë kohë për ta përgatitur ndeshjen me Skënderbeu­n, ku problemi më i madh i trajnerit Nevil Dede është sulmi. Ai duhet të gjejë lojtarin që do të luajë përkrah Denisonit në repartin e avancuar, pasi Taulant Marku dhe Redon Danaj janë të dëmtuar dhe nuk do të luajnë në këtë ndeshje. Supersfida e Kategorisë së Parë do të luhet të hënën në orën 13:00.

 ?? ?? Asion Daja, kapiteni i Dinamos
Asion Daja, kapiteni i Dinamos

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania