Panorama Sport (Albania)

Partizani mund Elbasanin 3-1, Vllaznia përmbys Skënderbeu­n

-

Volejbolli i meshkujve ka luajtur dje dy ndeshjet e para të vlefshme për javën e nëntë të Superligës. Partizani regjistroi fitoren e tetë në kampionat, duke u ngjitur momentalis­ht në vend të parë. Skuadra e drejtuar nga Ylli Tomorri mundi Elbasanin me rezultatin 3-1 në “Asllan Rusi”. Me disa ndryshime në formacion dhe me minuta në dispozicio­n edhe për lojtarët që kanë luajtur më pak, të kuqtë siguruan tri pikët e radhës në një takim që zgjati 95 minuta. Pas një fillimi të ekuilibrua­r, Partizani krijoi një diferencë në pikë, për ta fituar setin e parë 25-20 me pikën finale nga Ozokye. Në setin e dytë diferencat në parket janë edhe më të mëdha, teksa Deliu me “ace” vulos shifrat 25-13 në favor të “demave”. Të kuqtë e ulin ndjeshëm ritmin në setin e tretë, set që mbyllet 23-25 për Elbasanin. Ky ishte edhe seti i parë sezonal i fituar nga skuadra e Finsik Lushjanit. Gjithsesi në fraksionin e katërt loja nuk ka shumë histori, teksa vendësit fitojnë 25-17, duke hipotekuar suksesin përfundimt­ar në shifrat 3-1. Në ndeshjen tjetër të zhvilluar ditën e djeshme, Vllaznia mori një triumf me përmbysje në transfertë kundër Skënderbeu­t me rezultatin 2-3. Korçarët, me disa shkodranë në përbërje, e filluan më mirë takimin, duke fituar dy setet e para përkatësis­ht 2624 dhe 25-22. Por kuqeblutë, të udhëhequr nga Nikolin Qaferana, i cili ishte në një ditë të shkëlqyer, realizuan përmbysjen e madhe për t’i fituar setet e tjera 2225, 14-25 dhe 11-15. Me 34 pikë

të realizuara, ishte pikërisht kapiteni Qafarena njeriu i ndeshjes. Java e nëntë do të vijojë sot, fillimisht me përballjen Studenti-teuta në orën 17:00 në Farkë, ndërsa do të mbyllet në orën 19:00 në “Farie Hoti” me supersfidë­n Tirana-erzeni.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania