Panorama Sport (Albania)

Paolo Maldini: Menja gati për dhjetë ditë, Pioli nuk ka qenë kurrë në diskutim nga klubi

- PIOLI

Paolo Maldini ka analizuar momentin e Milanit. Drejtori teknik ka folur për merkaton, por edhe elementë të veçantë të organikës, pa harruar edhe komentet e shumta mbi disa situata brenda kampionëve të Italisë. THASHETHEM­ET - "Ka folur Kalabria dhe mjafton. Ai ka dashur të heshtë disa zëra që burojnë nga rrjetet sociale. Tani duhet të mendojmë për fushën, pasi ajo që thuhet jashtë nuk duhet të na interesojë".

- "Nuk është në diskutim e nuk ka qenë kurrë. Ndryshimi i modulit është pasojë e dëshirës për të gjetur siguri. Derisa fituam me

Salernitan­ën ishim brenda planit dhe ndryshimi ishte vetëm Napoli". SKUADRA - "Ndjek çdo stërvitje dhe lojtarët po bëjnë një punë të mirë. Motivimi duhet të na vijë nga ajo që kemi bërë e kur nuk ndodh kemi probleme. Në këto kushte duhen gjetur stimuj të rinj për të hyrë në mendjen e çdo lojtari. Në karrierën time kam kaluar momente edhe më të vështira duke qenë në skuadrën më të mirë të botës".

LEAO - "Kur e morëm ishte sulmues i dytë dhe jo lojtar krahu. Është i shpejtë e në korsi është i papërmbajt­shëm. Pioli i kërkon të mbulojë pak më tepër, por ndërkohë ai ka krijuar aftësinë për të shënuar. Për momentin mendojmë për ndeshjet e më pas do të punojmë për firmën. Takime nuk kemi lënë, por me aplikacion­et e ndryshme takimi mund të ndodhë në çdo moment".

MENJA - "Nuk ka probleme dhe pas 10 ditësh do të jetë pjesë e grupit. Të mos harrojmë se është portier dhe i duhet pak kohë për të gjetur ritmin dhe distancat. Kishim garanci shërimi, ndaj nuk lëvizëm në merkato".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania