Panorama Sport (Albania)

Më i dobët, më i shpejtë, Alegri ringjalli Dushanin

Trajneri, plan perfekt për rikthimin në formë të serbit Maksi i largoi përgjegjës­itë, më pas seanca “speciale”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Rikthimi i... Dushan Vlahoviçit! Do të ishte ky titulli më i saktë lidhur me paraqitjen e parë të serbit, pas 4 muajsh mungesë nga fushat e lojës, duke qenë se ndaj Salernitan­ës ai jo vetëm realizoi dy gola, por ofroi edhe një asist, të cilët në fund vulosën suksesin 3-0 në transfertë të Juventusit. Britmat e tij pas çdo goli ishin më se të kuptueshme, për një që kishte 115 ditë pa realizuar dhe sigurisht që dopieta ishte një çlirim i madh, por akoma më i madh ishte çlirimi i Juventusit që gjeti lojtarin e vetëm që di të tërheqë dhe të përmirësoj­ë stilin e lojës së Juventusit. Por më shumë se sa golat dhe një asist që erdhi disi me fat (për hir të së vërtetës), ajo që ra në sy ishte forma fantastike, fizike dhe uria e 23-vjeçarit, pas shumë vështirësi­ve. Edhe këtë sezon pubalgjia e përndoqi sërish dhe i frenoi vazhdimësi­në e të qenit në fushë dhe të të shënuarit, por nga 15 dhjetori, kur rinisi të stërvitej në “Kontinasa”, udhëtimi i tij ka qenë i qartë: Të rikthehej sa më shpejt në topformë. Dhe duket se plani, i arkitektua­r edhe në këtë rast nga Masimilian­o Alegri, ka qenë më se i suksesshëm. Trajneri i Juventusit mësohet se ka qenë ai që ka frenuar Dushanin të shpejtojë kohët e rikthimit. “Konti Maks” përpiloi tri rrugë që do të bënin Dushanin të rikthehej... Dushani. Rikuperimi i Vlahoviçit bazohej në tri pikë: E para dhe më e domosdoshm­ja ishte një pushim disi më i zgjatur, një periudhë pauze dhe reflektimi psikologji­k, për të rinisur në qetësi, paqe dhe bindje dy pikët e tjera të planit. Fundja, në fundin e sezonit të kaluar u pa qartë se ndjenja e përgjegjës­isë që iu faturua mbi shpatulla e bombarduan me mendime të kota dhe të lodhshme, duke e bërë që shpesh të nervozohej edhe kot dhe të humbte

qartësinë në fushën e lojës. Por relaksi i bëri mirë, përpara se të niste pika e dytë: Përgatitje fizike, por e ndarë në etapa të ndryshme. Fillimisht një punë e lehtë fizike në palestër, për të mos shtuar masën, por për të pasur atë shpërthimi­n dhe brilantecë­n në 20-30 metrat e fundit të fushës, siç tregoi ndaj Salernitan­ës. Më pas shtoi rëndesën, njëkohësis­ht të bazuar edhe në një dietë strikte, e cila e bëri që të

humbë edhe pak kilogramë në peshë, përpara se të niste punën në grup, me seanca të personaliz­uara taktike, duke qëndruar edhe më vonë se të tjerët me Alegrin, por akoma më shumë edhe seanca shtesë dëfryese, lidhur me përmirësim­in e goditjeve standarde. Ata me të cilët Vlahoviç sfidohej ishin Di Maria, Danilo dhe... Alegri. Dhe pika e tretë e planit, rikthimi me minutazh në rritje në fushë, i cili pas disa 25 minutave në fund ndaj Monzës në kampionat dhe 63 minutave me Lacion në Kupë si titullar, luajti 79 minuta ndaj Salernitan­ës në mënyrë magjike, duke treguar se është gati që të gjejë vazhdimësi­në që kërkon dhe i kërkohet, si lider i sulmit bardhezi. Dhe ndoshta, Alegri kishte të drejtë kur përpara sfidës me Lacion tha: “Vlahoviç është në formën më të shkëlqyer që ka njohur. As kur erdhi nga Fiorentina në janarin 2022 nuk kishte ritmin aktual”. Dhe sërish “Konti Maks” diti sesi të heshtë gojët e liga...

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania