Panorama Sport (Albania)

Shpërthen Pep: Është komplot i rivalëve, Siti i pafajshëm

Trajneri i “Qytetarëve” beson te pastërtia e klubit të tij Kërcënon katalanasi: Nisët një precedent të rrezikshëm

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Pep Guardiola ka bërë një mbrojtje pasio nante të klubit të Mançester Sitit pas vendosjes nën akuzë nga Premier Liga për shkeljen e mbi 100 rregullave të “Fair Play”t Financiar. Në konferencë­n për shtyp përpara ndeshjes së të dielës me Aston Vilën, trajneri i kampionëve të Anglisë këmbënguli se “Qytetarët” po trajtohen si fajtorë që tani, ndërsa ata janë të pafajshëm. Më poshtë është e plotë e gjithë konferenca e trajnerit katalanas, i cili u pyet për akuzat që mund të sjellin dënime nga ulja e pikëve deri në përjashtim­in nga Premier Liga: “Mirëmëngje­si të gjithëve. Fjalët e para të miat janë për njerëzit në Turqi dhe Siri për këto momente të tmerrshme (pas tërmetit). Mendimi im i parë është që ne jemi që tani të dënuar. Ajo që ndodhi pas së hënës është njëlloj siç ndodhi me UEFAN. Ne na dënuan. Mbi ne rëndon vetëm një akuzë. Përse duhet të ndodhë kjo kur klubi këmbëngul se ne ishim plotësisht të pafajshëm edhe kur UEFA na akuzonte? 19 skuadra të Premier Ligës na akuzojnë neve, ndërsa unë i besoj fjalëve të presidenti­t dhe pronarit tim”.

A do të arrijnë njerëzit në përfundimi­n se sukseset tuaja janë të njollosura?

Ne jemi me fat që jetojmë në një vend të mrekullues­hëm, ku cilido është i pafajshëm derisa të shpallet fajtor. Ne nuk e patëm këtë mundësi. Jemi që tani të dënuar. Se çfarë do të ndodhë tani unë nuk e di. Personalis­ht jam i lumtur që jam këtu. Ashtu si në rastin e UEFA-S, ne kemi shansin për t’u mbrojtur. Mendoj se kemi avokatë të mirë. Mendoj se Premier Liga mbështetet prej 19 skuadrave, të cilat kanë gjithashtu kanë avokatë të mirë. Në rast se nuk jemi të pafajshëm, atëherë do të pranojmë atë që gjykatësi i Premier Ligës do të vendosë. Por çfarë do të ndodhë në të njëjtën situatë që ndodhi me UEFA-N dhe ne ishim të pafajshëm? Çfarë ndodhi për të pastruar figurën tonë dhe dëmin e shkaktuar? Ata kanë hapur një precedent tani. Me atë që na kanë bërë neve, duhet të bëjnë kujdes në të ardhmen. Shumë klube mund të aludojnë dhe ka shumë klube që mund të akuzohen siç jemi akuzuar ne, por pa qenë të pafajshëm. Sepse dëmi që shkaktohet

tani është për një dekadë, për 8, 9, 10 vite. Një javë më vonë, UEFA bëri një deklaratë kundër nesh: Bërnlej, Uolvesi, Lestëri, Njukasëlli, Totenhemi, Junajtidi, Liverpuli, Arsenali, Çelsi donin që ne të përjashtoh­eshim nga Champions-i. Ato nuk janë armiq apo shokë, por thjesht palë të interesuar­a. A ndryshon gjë kjo? Jo. Të njëjtat artikuj me verdikte: “Ti duhet të shkosh në Ligën e Dytë, ndoshta në Konferencë”.

Cili ishte reagimi lojtarëve?

i

Nuk është një histori e papreceden­të. Ne e kemi

përjetuar këtë 2-3 vite më parë. Këtu nuk është harruar. Ne akuzoheshi­m nga këto 9 skuadra më parë dhe tani janë 19.

Keni folur me lojtarët për këtë?

Klubi ka folur me të gjithë ne, por unë nuk kam folur. Po stërvitemi normalisht dhe do të përpiqemi të mundim Aston Vilën. Përse duhet të shpërqendr­ohen lojtarët e mi? Do të jenë gjykatat ato që do të vendosin se çfarë do të ndodhë dhe më pas unë jam shumë i bindur se do të jemi të pafajshëm. Çfarë do të ndodhë më pas? Që kur klubi

është blerë nga pronarët nga Abu Dhabi ka qenë gjithnjë kështu.

Çfarë problemi ka pasur me skuadrën këto kohë?

Ne humbëm me Totenhemin, por nuk luajtëm keq. Duhet të kemi më shumë vazhdimësi dhe do të provojmë të dielën.

Cilët janë lojtarët te të cilët mund të mbështeten­i?

Jam i kënaqur me skuadrën dhe e di se si janë stërvitur kohët e fundit. Normalisht ne nuk dorëzohemi dhe kam ndjesinë se do të vazhdojmë ta bëjmë këtë.

A ka një objektiv afatgjatë

të pronarëve për ta shitur klubin dhe ju të largoheni?

Ne nuk jemi pjesë e themelimit të kësaj lige, por në të njëjtën kohë unë e kuptoj përse ata e bëjnë këtë. Po ju lutem, na lini që të mbrojmë veten. Në këtë vend, të gjithë janë të pafajshëm derisa provohet që je fajtor. Kush do të na e paguajë dëmin? Tani është koha që avokatët e të dyja palëve të mbrojnë pozicionet e tyre, por unë nuk jam i përfshirë. Do të zgjasë një muaj, dy, tre apo më gjatë, do ta dimë.

Çfarë doni që të shikoni

nga skuadra të dielën?

Të përpiqemi të mundim Aston Vilën dhe të provojmë të luajmë mirë, të dimë ekzaktësis­ht atë që ata do të bëjnë kundër një trajneri me shumë përvojë, kundër një skuadre të mirë dhe përpiqemi t’i mundim duke u fokusuar te loja jonë.

A ju japin një motivim ekstra ngjarjet e javëve të fundit?

Jo. Ne kemi fituar gjithçka në fushë dhe pavarësish­t asaj që ndodhi të hënën, është folur shumë, ka pasur shumë zhurmë. Por mendoj se të gjithë do të bëjnë punën e tyre.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania