Panorama Sport (Albania)

Blutë e Londrës pritet që të largojnë 7 yje në verë Nga Pulisiç te Lukaku, Çelsi bën gati 260 milionë paund spastrime

-

Kristian Pulisiç udhëheq një eksod të mundshëm të lojtarëve të Çelsit në merkaton e verës, ndërsa pronarët e rinj të klubit dhe trajneri Graham Poter po bëhen gati për një revolucion në skuadër. Tod Bohli ka shpenzuar mbi 600 milionë paund në sezonin e tij të parë në “Stamford Bridge”, ku ka blerë 18 lojtarë, 8 prej të cilëve vetëm muajin e shkuar. Vetëm në muajin janar, blutë e Londrës investuan shifrën rekord të 323 milionë paundëve, ndërsa konfirmuan gjithashtu se Kristofer Nkunku do t’u bashkohet në verë nga Lajpcigu për 63 milionë paund. Sot Graham Poteri

Keni qenë në kontakt me Ferran Sorianon (administra­torin) dhe Khaldon Almubaraku­n (presidenti­n)?

E njëjta gjë ndodhi edhe me UEFA-N. Unë do të thosha që ata janë më besimplotë dhe kanë më shumë eksperienc­ë. Kështu që unë iu kam thënë të gjithëve, vazhdoni që të bëni punën tuaj.

Duke parë që procesi mund të zgjasë me vite, është zhgënjyese që ju kanë shpallur që tani fajtorë?

Ndodhi me rastin e UEFA-S dhe tani po ndodh sërish. Nuk mendoj se do të rrimë çdo ditë duke folur për

këtë, kështu që duhet të mësohemi.

Do të donit që të përfundont­e shpejt?

Po, por ka shumë procese. Unë e di se çfarë do të ndodhë.

Mendoni se klubet e tjera nuk e pëlqejnë Sitin?

E kam të vështirë të përgjigjem, nuk e di. Tani hapën një precedent. Me atë që ata na kanë bërë neve, duhet të bëjnë kujdes në të ardhmen, sepse shumë klube mund të aludojnë dhe shumë klube mund të akuzohen siç po akuzohemi ne, por pa qenë të pafajshëm.

Unë mund të kem një opinion apo ndjesi, por nuk e di. Megjithatë, ato po ushtrojnë presion që të na heqin qafe, kjo është e qartë, sepse besojnë se ne nuk jemi sjellë siç duhet. Në fund ne do ta pranojmë këtë. Por na lini që të mbrohemi. Ne treguam vetëm disa vite më parë, jo një shekull më parë me UEFA-N, se nuk kemi nxjerrë mësime nga kjo. Këto janë dyshime, por jo dënime.

Mendoni se është orkestruar nga klube të tjera?

Po, sigurisht. Është Premier Liga.

Përse?

Nuk e di. Duhet të shkoni te të gjithë presidentë­t e tyre dhe t’i pyesni.

Ju bën kjo më të vendosur për të luftuar?

Unë shpresoj që arsyet përse klubi do të më shkarkojë të jenë rezultatet. Është arsyeja përse trajnerët ulen në stol dhe që largohen prej tij. Unë nuk lëviz nga kjo karrige. Mund t’iu siguroj më shumë se kurrë se dua të qëndroj. Ndonjëherë kam dyshime. Shtatë vite janë një kohë shumë e gjatë. Tani nuk dua të iki. Jo sepse njerëzit thonë “ata të gënjyen Pep”.

Ata nuk më gënjyen. Shikoni çfarë ndodhi me UEFA-N. Është e njëjta çështje. Përse nuk duhet t’u besoj unë njerëzve të mi? Shefat e 19 klubeve të Premier Ligës nuk janë njerëzit e mi.

A mund ta përdorni të gjithë këtë situatë si një armë për t’u motivuar?

Ne nuk jemi vetëm kur jemi të bashkuar, por kur ne kemi kundër 19 skuadrave ne jemi vetëm. Por ne nuk duhet ta kemi mendjen atje, sepse na akuzojnë. Duhet të luajmë mirë, të mundim Aston Vilën dhe luajmë siç kemi bërë gjithnjë. Aguero na shënoi një gol që na dhuroi titullin, Gyndoan shënoi dy. Ne e kemi fituar atë në fushë. Na lini që të mbrohemi dhe pastaj, nëse kemi bërë diçka të gabuar, ne do ta pranojmë. Por çfarë do të ndodhë nëse jemi të pafajshëm? A do të na i paguajë njeri dëmet? Jo. A do të dënohen ata që na akuzojnë me heqje pikësh apo zbritje nga kategoria?

A keni ndonjë dyshim për të ardhmen?

E ardhmja është dreka pas kësaj konference të mrekullues­hme për shtyp. Kemi Aston Vilën, pastaj ndeshjen me Arsenalin dhe Ligën e Kampioneve në prag. Ne nuk kemi asgjë në kontroll dhe ajo që lojtarët duhet të bëjnë është të mbrojnë këtë klub sa më mirë që të jetë e mundur.

A është kjo një nga gjërat më të këqija që ju ka ndodhur në jetë?

Jo, unë nuk e di se çfarë do të ndodhë. Unë kam të njëjtën ndjesi si me rastin e UEFA-S, por ai ishte më keq. Unë do t’u thosha lojtarëve nesër: “Përqendroh­uni te talenti juaj dhe nuk e di se çfarë do të ndodhë në fund të këtij viti apo 1.5 viteve”. Nuk dua që të parashikoj, sepse nuk e di.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania