Panorama Sport (Albania)

Shensoi: Partizani fitoi prej traditës, ne do të mbijetojmë

-

Naxhi Shensoi, trajneri i Bylisit, pas humbjes me Partizanin pranoi se kjo ishte ndeshja më e dobët që kishte prodhuar skuadra e tij. Gjithsesi, ai në tërësi është i kënaqur me atë që ka bërë skuadra e tij në katër ndeshjet e fundit. Trajneri i ballshiotë­ve pretendon për një penallti të shkaktuar ndaj Qardakut në pjesën e dytë, por pamjet për këtë rast mungojnë.

ECURIA - "Para një muaji erdha në Ballsh dhe nuk e njihja shumë skuadrën, se kam qenë larg prej Bylisit dhe futbollit shqiptar. Por na eci shumë mirë ndaj Vllaznisë, jo me një lojë të mirë, por me dyluftime, mendërisht e kërkuam më tepër fitoren kundër tyre. Edhe me Kastriotin fituam dhe u rrit vetëbesimi i skuadrës e shkuam në Shkodër për revansh. Ishim para në Kupë, edhe kishim shanse jo që të eliminonim ndoshta, por të shkonim 2-0. Por fatkeqësis­ht i kuqi i Kaçorrit erdhi dhe nuk kishim fuqi të bënim më tepër. Grafika e vetëbesimi­t dhe formës ishte lart. Me Teutën, për mua kemi bërë ndeshjen më të mirë, edhe pse fituam me Vllazninë e Kastriotin. Por me një goditje standarde pësuam gol dhe tani erdhëm te ndeshja e katërt me Partizanin".

HUMBJA - "Është e vështirë, janë dy faktorë të mëdhenj, e para që është tradita, ekziston në futboll dhe bëhet sindromë. Bylisit nuk i ka ecur mirë me Partizanin në vitet e fundit. E dyta është që të kuqtë ishin mundur me Laçin javën e kaluar dhe të humbë dy herë radhazi një skuadër që ka objektiva të mëdhenj, ndodh rrallë, sepse vijnë menjëherë, përqendroh­en dhe i kompensojn­ë pikët e humbura. U thashë lojtarëve që do të ishte më mirë nëse ata do të fitonin kundër Laçit, e ndoshta vinin me besim më të madh dhe ndoshta do të merrnim diçka".

LLOGARITË - "Në 4 ndeshje kemi marrë 6 pikë dhe mbijetojmë me një mesatare prej 1.6 pikësh për ndeshje. Me dy pikë për ndeshje bëhesh kampion, nëse merr 1,5 pikë për ndeshje, 100% mbijeton. Do të mundohem që në këto 4 ndeshje të radhës, më e pakta, të fitojmë 8 pikë. Tani kemi rënë përsëri ku ishim kur erdha unë, por duhet të bëjmë një aksion dhe të gjejmë vetëbesimi­n që të fitojmë më shumë pikë".

MUNGESAT DHE ARBITRI - "Patëm probleme me Trumçin, i cili nuk luajti, pastaj Felipe (Souza) në sulm. Patëm edhe Adilin dhe Damçevskin të lënduar, kishim probleme në skuadër, që na ndikoi vetëbesimi­n. Më pas kërkuam të luajmë në ofensivë. U munduam më tepër të mbrojmë rezultatin 0-0 dhe të shohim çfarë bëjmë në sulm. Krijuam një rast te Qardaku, aty ishte penallti, një gabim ndoshta ka bërë arbitri, që përveç këtij rasti ka bërë shumë mirë. Edhe ata kanë të drejtë të gabojnë. Por përveç asaj, nuk krijuam më tepër për fitore", tha Shensoi pas sfidës, për "Oversport".

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania