Panorama Sport (Albania)

Bastet dhe e drejta TV jashtë shtetit, Liga vihet në lëvizje

Synohet rritja e të ardhurave për kampionati­n shqiptar

- KRISTI SEJATLLARI

Bastet edhe e drejta televizive vendosin në lëvizje Ligën Profesioni­ste të Futbollit. Gjatë ditës së djeshme, zyrtarët e Ligës kanë pritur në një takim Sekretarin e Përgjithsh­ëm të Ligave Europiane, për të sjellë benefitet e anëtarësim­it të Ligës Profesioni­ste mes Ligave Europiane, në nëntor të 2022-shit. Ardhja e italianit Alberto Kolombo synon të ndihmojë klubet që të rrisin më tej standardiz­imin e futbollit profesioni­st në vend. Me anëtarësim­in mes Ligave Europiane, ajo që është kryesorja mbetet rritja e të ardhurave për Superioren, ku synohet komerciali­zimi i ligës, shitja e të drejtave televizive jashtë Shqipërisë, që të bëjë të mundur që kampionati ynë të ndiqet edhe në vendet e rajonit, çka do të sillte të ardhura shtesë. Një pikë tjetër është shitja e të dhënave teknike ose kuotat për kompanitë e basteve në vendet e tjera, po ashtu edhe të kompanive që merren me statistika. Problemi që shihet këtu është se Liga Profesioni­ste, edhe pse është krijuar që prej 2018-ës, ka mbetur ende në një fazë fillestare dhe nuk është se ka bërë ndonjë progres,

teksa ka mbetur gjithmonë nën tutelën e FSHF-SË.

ASGJË KONKRETE

Fillimisht Alberto Kolombo u prit në një takim në Shtëpinë e Futbollit nga presidenti i FSHF-SË Armand Duka dhe Ilir Shulku, ku më pas vizitoi edhe kompleksin e Partizanit,

ku u njoh me zhvillimet e futbollit shqiptar dhe shumë mirë bëri, sepse nuk ka asgjë të keqe, por në këtë aspekt Liga Profesioni­ste nuk ka bërë asgjë dhe madje ka plotësuar disa kritere minimale për t’u anëtarësua­r mes Ligave Europiane pesë vite më vonë nga themelimi. I

gjithë opinion sportiv e di që Liga ka qenë inekzisten­te gjatë gjithë kësaj kohe. Ndërkohë që në këtë takim Liga Profesioni­ste duhet të evidentont­e hapat që ka bërë përpara dhe mangësitë që ka, pasi jo më pak se disa muaj më parë, shitja e të drejtës TV për Superioren,

Kategorisë së Parë dhe Kupës së Shqipërisë, u bë nga FSHFJA dhe jo nga Liga. Në këtë marrëdhëni­e FSHF-JA duhet të jetë një bashkëpunu­ese e mirë, ashtu siç është Liga Europiane me Qeveritë e Futbollit, UEFA dhe FIFA. Ajo që është më tepër e rëndësishm­e sa u

përket Ligave, është se klubet duhet të mendojnë të pavarura për të gjeneruar të ardhurat e tyre. Ndërkohë, sipas prononcimi­t të presidenti­t të Ligës Profesioni­ste Edvin Libohova, Liga është ende në fazë tranzitore dhe ky takim do të ndihmojë shumë për të ardhmen.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania