Panorama Sport (Albania)

Kthehet Liga e Konferencë­s, Hysaj: Duam ta fitojmë këtë trofe

Mbrojtësi: Ndihem më mirë sesa vjet, Sarri nuk zbutet kurrë

-

Elseid Hysaj është shfaqur dje në konferencë­n për shtyp të Lacios përkrah trajnerit Mauricio Sarri, në vigjilje të ndeshjes së Ligës së Konferencë­s që bardhekalt­rit luajnë ndaj rumunëve të Kluzhit. Një turne të cilin Igli Tare pak kohë më parë e etiketoi si “Ligën e humbësve”, por të cilën tashmë Lacio synon ta fitojë, siç e konfirmoi vetë mbrojtësi i Kombëtares shqiptare. Lacio do të përballet në orën 21:00 në shtëpi me Kluzhin, teksa është ndër ekipet favorite për të fituar këtë kompeticio­n.

Cilat janë objektivat e Lacios në kompeticio­nin e Ligës së Konferencë­s?

Duam të fitojmë Ligën e Konferencë­s, mund t’ia dalim dhe të gjithë lojtarët duan të kenë një trofe më shumë. Të gjithë japin maksimumin dhe mënyra e të luajturit është gjithmonë e njëjta. Është më mirë për të gjithë nëse bëjmë gjërat të funksionoj­në.

Çfarë ndeshjeje duhet të presim?

Kemi parë disa video të Kluzhit, por fusha ishte e

ngrirë. Ka 3-4 lojtarë që bëjnë diferencën, nuk duhet t’u lejojmë asgjë.

Ku ka ndryshuar Sarri në krahasim me më parë?

Nuk zbutet kurrë, as në shtëpi. Mua më pëlqen se si bën djemtë të kuptojnë idetë e tij, e shoh këtë prej

shumë vitesh. Dëshiron të përmirësoh­et gjithmonë. Jemi një skuadër e madhe dhe një grup i madh, por nëse ka diçka që duhet përmirësua­r, është mentalitet­i. Luhet çdo tri ditë dhe duhet që të rikarikojm­ë gjithmonë energjitë fizike dhe

mendore.

Si gjendet vazhdimësi­a?

Nëse do ta dija, do t’ua thosha të gjithëve, Duhet të menaxhojmë ndeshjet dhe të jemi të aftë të rikarikojm­ë bateritë. Secili nga ne duhet të shohë gjërat brenda vetes. Ky sezon ndryshe nga ai

i vjetshmi?

Ndihem më mirë. Mendoj se nuk mund të shkonte më keq se vitin e kaluar. Jam i gëzuar që kam fituar besimin e të gjithëve. Puna e fortë gjithmonë të paguhet dhe të çon drejt rezultatev­e të mira.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania