Egnatia, 14 kombësi për ëndrrën
Pak, vetëm pak lojtarë të huaj në debutimin në Superiore të Egnatias. Kishte ndodhur kjo në sezonin që tashmë quhet disi i largët (20042005). Por nga sezoni i shkuar, që Egnatia u rikthye të kryejë përvojën e saj të dytë dhe sidomos gjatë këtij sezoni aktual ku po vijon edhe më suksesshëm prezantimet e saj për të tretën herë në historinë e saj modeste, është parë e udhës, siç bëjnë rëndom edhe shumë skuadra të tjera, që Egnatia ta ndiejë efektshmërinë që ka
skuadër,adiasaaparejatëacailëave përfshirja e futbollistëve të huaj në kanë rezultuar lojtar të dobishëm.
STATISTIKA - Shumë interesante jaanëataë adhaëanaataqaë dalin nga një "investigim" i imët i bërë mbi praninë e të huajve në skuadrën rrogozhinase. Ata vijnë nga 14 kombësi të ndryasahamaaea. Kaaoanakaretisht nga futbollistët e huaj, që janë aktivizuar gjer më sot, ndarja sipas kombësive është kjo: Nga Brazili (6 futbollistë), Nigeria (5), Maqedonia e Veriut (5), Gana (2), Kongo (2), Italia (2), Serbia (1), Greqia (1), Holanda (1), Bregu i Fildishtë (1), Mali i Zi (1), Lituania (1), Letonia (1). Për korrektesë dhe për të zgjuar sadopak edhe kërshërinë e lexuesve futbolldashës jo vetëm në Rrogozhinë, por madje dhe më gjerë, "Panorama Sport" për të tri sezonet që Egnatia ka luajtur në elitë, po paraqet listën e lojtarëve që kanë luajtur për ngjyrat e saj…
NË SEZONIN 2004-2005
Nga Brazili: Marcelo Brashini, nga Nigeria: Jakob Apuary, Madu Dikson.
NË SEZONIN 2021-2022
Uros Duriç (Serbi), Besar Krivanjeva, Besar Iseni, Demir Imeri, Filip Duranski, Ilirid Ademi (Maqedonia e Veriut), Santos Xhekson, Pedro Augusto Kabral, Eller da Silva Gulherme (Brazil), Mishel Akbekpornu (Gana), Remi Dujardin (Hon Kong), Timos Bardis (Greqi), Arseni Valport (Hollandë), Eduardo, Pashialo (Itali), Kris Gadi Gadi, Dzon Delarzhe (Kongo).
NË SEZONIN AKTUAL
Arbin Zejnullai (Maqedonia e Veriut), Sadiq Atanda, Ojediran Hamzat, Jamez Gbenga Ainde (Nigeri), Fernando Medeiros, Santos Xhekson, Bazare Santos Klaudivan (Brazil), Henri Zhoel Doukoko (Bregu i Fildishtë), Dzon Delarzhe (Kongo), Ilir Camaj (Mali i Zi), Michael Akbekpornu, Rafael Dëamena (Gana), Redi Kasa (Itali), Gytis Palauskas (Lituani), Eduardo Emsis (Letoni).