Panorama Sport (Albania)

Bicaj: Skënderbeu­n e nënvlerësu­am, ngjitja është e sigurt

Mbrojtësi “skanon” ecurinë dhe rivalët “Të huajt janë luks, problem është vetëm komunikimi”

- ERMAL SIKA

Në Vlorë janë të bin dur për ngjitjen, ndonëse kanë humbur terren me kreun. E pranojnë se rrugëtimi po bëhet i vështirë, por në fund veten e shohin në elitë. Këtë e thotë edhe mbrojtësi Ditmar Bicaj, në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”. Dikur e përjashton­te Skënderbeu­n nga rivalët, por sot ka ndryshuar qëndrim. Nuk e quan aspak problem numrin e lartë të të huajve te Flamurtari, por zbulon se Marcelo Troisi është bërë me “dhimbje koke” për të zgjedhur formacioni­n. Vështirësi të vetme shikon komunikimi­n, por nuk e cilëson ndonjë çështje madhore. I jep plotësisht të drejtë presidenti­t Sinan Idrizi, që ka vendosur “kusht” për vendin e parë.

Është ashpërsuar ndjeshëm gara për ngjitjen. A do ta shohim në Superiore Flamurtari­n?

Jo vetëm unë, por të gjithë mendojmë që Flamurtari do të ngjitet. E dimë që kalendari në javët në vazhdim është tejet i vështirë, por e them me bindjen më të plotë se kemi ekipin më të mirë. Janë plot 25 lojtarë që luftojnë për 11-shen e titullarit, saqë edhe trajneri është me dhimbje koke çdo javë, pasi nuk dihet kush do të rrijë në 18-she dhe kush do të rrijë jashtë saj. Është dhimbje koke për trajnerin. Megjithatë, nuk ka punë pa stres. I është plotësuar dëshira. Trajneri ka nën urdhra 25 lojtarë dhe mendoj se nga ana e organikës jemi super të plotësuar.

Presidenti ka vendosur kusht vendin e parë. Keni një koment?

Presidenti normalisht që me investimin, të cilin ka bërë, pretendon vendin e parë dhe vendi i parë nuk është “mollë e ndaluar”. Po të marrim ekipin në pesë javët e fundit, të jem realist, nuk është aty ku duhet, sepse kemi pasur shumë luhatje dhe, edhe po të marrim pikët në këto pesë javë, nuk janë tregues shumë i mirë. Megjithatë, vijmë pas një fitoreje me Luzin dhe barazimin në fushën e Korabit, një rival direkt dhe kemi marrë katër pikë të kësaj faze. Jemi mirë. Presim Turbinën në fushën tonë dhe me një fitore harmonia do të rritej akoma më shumë dhe do të shkonim shumë më pranë kreut, sepse dy rivalët tanë si Skënderbeu, por dhe Dinamo, kanë ndeshje të vështira.

Cilët janë rivalët tuaj? Dinamo dhe Skënderbeu.

Dikur e përjashton­it Skënderbeu­n, por tashmë është para jush...

Në fakt, Skënderbeu­n e kishim nënvlerësu­ar pasi në shtatë javë nuk ka qenë ai ekip, i cili pritej që të ishte. Megjithatë, me ardhjen e trajnerit të ri kanë bërë superkampi­onat momentalis­ht. Është futur fuqishëm në luftë Skënderbeu, por shoh edhe Korabin. Nuk duhet që të nënvlerëso­jmë edhe Besën, e cila për hir të së vërtetës është tri pikë larg nesh dhe Korabit. Është një kampionat shumë i fortë. Nga vendi i parë në të pestin janë ekipe, të cilat janë jashtëzako­nisht shumë të ngjeshura, kështu që me dy fitore mund të shkosh në krye të klasifikim­it dhe me dy humbje ose me dy barazime mund të shkosh në vend të katërt apo të pestë. Është një kampionat tejet interesant.

Si ju duken afrimet e janarit?

Afrimet e janarit janë lojtarë cilësorë. Por duan ende pak kohë që të ambientohe­n me Kategorinë e Parë, si dhe me mënyrën e lojës së Flamurtari­t. Megjithatë, ne i kemi mirëpritur. Shpresojmë që më të mirën e tyre ta japin në javët në vazhdim, sepse tashmë dihet që në këtë kampionat çdo javë është shumë vendimtare.

Në skuadër ka shumë të huaj, e shikoni si problem këtë gjë?

E vërtetë që janë shumë lojtarë të huaj në ekip. Megjithatë, falë rregullit të FSHF-SË duhet të jenë vetëm pesë në fushë. Nuk na shqetëson kjo. Janë lojtarë shumë cilësorë. Normalisht që kanë marrë aprovimin e presidenti­t dhe stafit teknik, kështu që nuk shikoj ndonjë gjë shqetësues­e. Vështirësi­a e vetme është komunikimi, por mendoj se edhe kjo nuk përbën ndonjë problem shumë madhor.

Çfarë dëmtimi keni dhe kur mendoni se do të riktheheni?

Kam dy javë që kam probleme me tendinën e Akilit. Kam bërë dy injeksione, por ndiej ende dhembje. Po trajtohem në Tiranë me fizioterap­istin tim personal. Mendoj që për ndeshjen me Besën në Kavajë të jem i gatshëm.

 ?? ?? Ditmar Bicaj, mbrojtësi 33-vjeçar
Ditmar Bicaj, mbrojtësi 33-vjeçar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania