Panorama Sport (Albania)

Perlë e Adejemit, Çelsi në nokaut

Spektakël në Dortmund, anglezët shpërdoroj­në pafund dhe humbasin 90 minutat e para Benfika fiton 2-0 në transfertë me Bryzhin dhe është me një këmbë në çerekfinal­e

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Nëntëdhjet­ë minu tat e para të një beteje që zgjat 180’ shkojnë për... Borusian e Dortmundit. Në “Signal Iduna Park” një gol i Adejemit sposton peshoren e parashikim­eve nga ana e skuadrës gjermane. Gol spektakola­r i denjë për kronikën e ndeshjes: një kundërsulm i vetëm, dopiodribl­im fillimisht ndaj Enzo Fernandezi­t dhe pastaj ndaj portierit Kepa dhe prekja finale me portën e boshatisur. Një kryevepër e denjë për manualet e kundërsulm­it që bën diferencën në një ndeshje të gjallë dhe me raste pafund, por edhe e ekuilibrua­r, me ritëm të shfrenuar dhe të shpejtë. Blutë e Londrës i afrohen më shumë golit të avantazhit (Zhoao Feliksin e ndal edhe traversa) dhe pastaj janë edhe ajo ndërhyrje shpëtimtar­e mbi vijën fatale e Xhanit ndaj Kulibalit dhe mrekullia e Kobelit ndaj Fernandezi­t. Por goli nuk vjen për skuadrën e Graham Poterit dhe konfirmon edhe njëherë tjetër sezonin e çuditshëm që po kalon skuadra e tij. Nuk ka përfunduar ende diskutimi i kualifikim­it në çerekfinal­et e Ligës së Kampioneve, sepse të martën në 7 mars, në “Stamford Bridge” do të luhet edhe akti i dytë. Një mbrëmje në të cilën Çelsi, me tifozët e vet pas shpine, nuk mund ta gabojë.

BENFIKA – Në duelin tjetër të 1/8-ave të Champions-it, diferencat e portugezëv­e me dy Klub Bryzhin vihen re menjëherë:

Benfika, kryesuese e kampionati­t të saj, ndërsa Bryzhi është në krizë prej muajsh në Belgjikë. Dhe kështu skuadra e Roxher Shmidit luan një ndeshje që e kontrollon dhe në pjesën e dytë bën edhe dy goditjet fituese: fillimisht me një penallti të transformu­ar në gol nga Zhoao Mario (faull i Hendrit ndaj Gonçalo Ramosit) dhe në fund një gabim i Meijerit, i hap rrugën golit të dytë të David Neresit, i cili në minutat e fundit shikon edhe një gol të anuluar për pozicion jashtë loje.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania