Panorama Sport (Albania)

Stoli, Nagelsman: Nuk e pata të lehtë të zgjidhja “pykën” ideale

Lënia në pankinë e veteranit Myler shkaktoi diskutime

-

Triumfi i Bajernit në transfertë­n delikate të “Parc des Princes” i ka rritur kredencial­et e trajnerit Julian Nagelsman. Fillimisht 35vjeçari u kritika nga legjendat e klubit bavarez mbi lënien në stol të Tomas Mylerit dhe aktivizimi­n e Erik Maksim Çupo-moting, e përkthyer në pozitën e “pykës”. Sinjalizim­i i përfundimi­t të duelit Psg-bajern dëshmoi se zgjedhja e Nagelsmani­t ishte e duhura, pasi kamerunasi arriti ta kryente denjësisht detyrën e 9-ës, tërheqjen e skuadrës dhe mbajtjen e presingut të lartë në zonën mike. Edhe pse futbollist­i afrikan nuk e gjeti rrugën e rrjetës, tentativa e dështuar nga Myler me inkuadrimi­n në lojë në pjesën e dytë dha tablonë e pastër, se përse 33-vjeçari gjerman nuk do të kishte sukses si titullar, pa anashkalua­r fleksibili­tetin e Musialës si sulmues i dytë. Përpara nisjes së duelit në fjalë, Juliani u ndal të përshkruaj­ë arsyet e kësaj zgjedhjeje. TRAJNERI-”NE organizuam bisedë të gjatë me ekipin e trajnerëve dhe vendosëm që Çupomoting të ishte i vetëm në majë të sulmit, pasi karakteris­tikat e tij janë mjaft të favorshme edhe për pjesën tjetër të fazës ofensive. Përmendim këtu Musialën dhe Sanenë. Myler mbetet pa diskutim futbollist i rëndësishë­m, por zgjedhja e skemave të gabuara në situata kaq të komplikuar­a mund të kushtojë shtrenjtë. I lumtur që në fund gjithçka shkoi mirë dhe u larguam me fitore nga Parisi. Tomasi vjen nga momenti i mirë, e përkthyer me dy gola dhe të njëjtën kuotë asistesh në vitin 2023, megjithatë karakteris­tikat e kundërshta­rëve ndryshojnë. Më duhej me patjetër të pozicionoj­a një “pykë” të mirëfilltë dhe Erik e realizon më së mirë këtë detyrë”, përfundoi Nagelsman në “Amazon Prime Video”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania