Panorama Sport (Albania)

Faktori ‘Mbape’, ja përse shpreson PSG te përmbysja

“Marca” zbërthen pikat se përse francezët mund t’ia dalin Disfata përballë Bajernit i ka zvogëluar shanset, por...

- Përgatiti: SAIMIR MBËRSI

Triumfi në Ligën e Ka mpionëve shikohet nga të gjitha klubet e Europës si arritja më e madhe, e cila nga krahu tjetër prezanton terrenin e vështirë për këdo që e aspiron këtë qëllim. PSG ka thuajse një dekadë që e kërkon me ngulm suksesin, edhe pse vetëm para 3 vitesh i shkoi shumë pranë. Sërish Koman u kthye në makth, pasi ai do të ishte autori i golit të vetëm në përplasjen Psgbajern Mynih. Gjithsesi, ata kanë në dispozicio­n edhe 90 minuta finale për t’i përmbysur dhe të kalojnë në fazën çerekfinal­e. “Marca” ka çkoduar arsyet se përse të besuarit e Kristof Galtier mund t’ia dalin në tempullin e Bajernit, edhe pse për shumë skuadra shikohet si “ferr”:

Presioni-psg do të duhet të kthehej 12 vite mbrapa për të kapur një tablo kaq negative, e përkthyer me 3 humbje radhazi, konkretish­t në muajt e parë kur arabët kishin filluar të derdhnin kacidhet e para në ndërtimin e një klubi plot ambicie jo vetëm brenda Francës. Fitorja për ta është më shumë sesa detyrim, aq më tepër kur në përbërjen e tyre ndodhe tredhëmbës­hi i “ëndrrave” Mesi-mbape-nejmar. Kristof Glatier mund të konsideroh­et në momentin më të vështirë në karrierë, pasi të kesh në gji lojtarë të kalibrit botëror nuk është e thjeshtë, ndonëse menaxhimi mbetet akoma mision më i ndërlikuar, çka do të thotë se refle

ktimi ka nisur nga premtimet pas disfatës ndaj Bajernit.

EFEKTI “MBAPE”-KILIË me hyrjen në fushë do t’i jepte të tjera nuanca përballjes me bavarezët, nga një ekip i fjetur pa ide në kthimin e grintës dhe ritmit, duke përfshirë edhe faktin që 24-vjeçari vinte

nga lëndim jo i lehtë. Statistika­t e Mbapesë në sezonin aktual vijnë nga një tjetër planet, 25 gola dhe 6 asiste në 27 takime, ndikim i padiskutue­shëm në golat e të tijve dhe shpresa e tifozëve.

RIAFTËSIMI-PROBLEMET me lëndimet nuk e kanë ndihmuar

Parisin në këtë fazë, pasi Hakimi, Verrtai, Ramos, Mesi dhe Mbape nuk luajtën në kushte optimale mbi gjendjen fizike, çka do të thotë se deri në datën 8 mars (takimi i kthimit) ata i janë kthyer normalitet­it në prezantimi­n e versionit më të mirë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania