Panorama Sport (Albania)

Alegri: Liga e Europës, bileta e Champions-it

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Për Masimilian­o Alegrin do të jetë një debutim në Ligën e Europës, edhe pse eliminimi nga Championsi i djeg ende shumë. Gjithsesi, realiteti i Juventusit sivjet është si një det i trazuar, me dallgë që ngrihen nga hiçi dhe kërkojnë shumë dëme, prandaj si një "kapiten anijeje", libornezi e di se cili është shpëtimi: "Duhet t'i shkojmë deri në fund Ligës së Europës, pasi vetëm kështu kemi mundësinë që të rikthehemi në Champions. Është e thjeshtë, pastaj të bën mirë që mes javëve të kampionati­t të rrish në shtëpi në divan, bëhet e mërzitshme. Prandaj, të mbledhim forcat dhe të nisim të sillemi si një skuadër e madhe, duke nisur nga Nantë e në vazhdim". 55-vjeçari pranon se lëkundjet pas penalizimi­t me 15 pikë janë ende të forta, por ai ka frikë se mund të ketë edhe të tjera. "Unë nuk jam lider, por trajner, ndonëse klubi ka qenë shumë i zoti që të ruajë balancat dhe është gati për betejën e tij, ndërsa ne për tonën. Një skuadre që i hiqen 15 pikë nga mëngjesi në darkë, tronditet dhe ajo që morëm nga Monza ishte përgjigjja e situatës sonë psikologji­ke. Gjithsesi, unë

mendoj se e kemi marrë veten dhe tani e në vazhdim na duhen hapa të sigurt për të ecur përpara, pasi kundrejt nesh ka nisur një sulm dashakeq, nga i cili mund të ketë ende surpriza. Prandaj, nëse duam që të ndihmojmë veten dhe skuadrën, të kualifikoh­emi përballë Nantës.

Nuk e di nëse jemi favoritë, apo nëse Nantë nuk është një ekip i madh. Këtë do ta mësojmë në fushë, ndonëse ne duhet të kemi gjithmonë respekt për rivalët dhe aq më tepër për Nantën. Madje, mësova se njërit prej lojtarëve të tyre i ka ndodhur një fatkeqësi e madhe

dhe nëse do të jetë i pranishëm, do t'i jap një përqafim Ganagosë. Tredhëmbës­hi dhe Pogba? Të shohim, do të vendos në stërvitjen e fundit. Ndërkohë, Pogba nuk do të jetë, por me ne do të udhëtojë Bonuçi dhe ndoshta mund të ketë ndonjë minutë për të".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania