Panorama Sport (Albania)

Rikthime të rëndësishm­e, Shensoi me armë “të rënda” ndaj kurbinasve

-

Ballshiotë­t kanë zhvilluar dje në mesditë seancën e fundit në Ballsh dhe më pas janë nisur drejt transfertë­s me Laçin, e cila zhvillohet sot në 13:00. Pas dy humbjeve radhazi në kampionat, Bylisi udhëton në transfertë­n e vështirë të Kurbinit për të sfiduar vendësit, takim i vlefshëm për javën e 22-të të Kategorisë Superiore. Synohet që në këtë ndeshje ballshiotë­t të kenë një qasje krejtësish­t tjetër, edhe për shkak se kanë disa rikthime të rëndësishm­e në formacion. Trajnerit Naxhi Shensoi për sfidën e sotme rikthehen plot tre titullarë. Mevlan Adili, Aleksandar Damçevski dhe Vangjel Zguro, që munguan ndaj Partizanit për arsye dëmtimesh, tashmë ndaj kurbinasve do të jenë gati dhe pritet ta nisin të tre nga minuta e parë. Gjithashtu edhe rikthimi i Trumçit nga pezullimi është një tjetër lajm pozitiv, pa harruar Felipe Souzën. Nga ana tjetër, Entoni Beji duket se do të vijojë që të mungojë, pasi nga ekzaminime­t ka rezultuar se ka

ende një dëmtim, teksa në dyshim nga titullarët është braziliani Loran. Pra, me shumë gjasa Entoni është mungesa e sigurt dhe Loran do të mbajë në ankth stafin ballshiot, pasi gjendja e tij fizike do të shihet edhe sot për të parë më pas nëse do të jetë i gatshëm të luajë. Ai ka qenë një nga pikat e forta të

Bylisit në tri sezonet e fundit. Kështu, alternativ­at për formacioni­n ndaj Laçit shtohen dhe Shensoi mund të provojë edhe module të tjera. Bylisi, me afrimet që janë bërë në merkaton e janarit, jo vetëm që është përforcuar, por edhe ka rritur konkurrenc­ën dhe cilësinë në skuadër. ERJON SALIU

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania