Panorama Sport (Albania)

Bano: Lushnja na nxjerr nga fundi i tabelës

“Luajmë një finale, kjo javë përcakton rrugën e mbijetesës”

- PRENG GJIKOLA

Në Lezhë do të lu het sot një finale, e gjitha për mbijetesën. Besëlidhja e vendit të fundit pret Lushnjën që renditet e 11-ta. Që të dyja rrezikojnë rënien dhe vetëm fitorja shihet si shpëtim. Këtë e pranon edhe Artan Bano, në një deklaratë të dhënë për “Panorama Sport”. Trajneri është i detyruar që të “harrojë” të shkuarën, ndonëse i dhemb edhe gjendja e lushnjarëv­e. E megjithatë, ka një mision edhe më të madh: të largojë lezhjanët nga rreziku. “Pozicioni që mbajmë aktualisht në renditje dhe koha që kemi në dispozicio­n nuk na lejojnë gabime. Të gjitha ndeshjet janë finale tani, por kjo e së shtunës është finale më vete. Do të përcaktojë rrugën mes mbijetesës dhe rënies një kategori më poshtë. Edhe Lushnja do të luftojë shumë për pikët, pasi është e zhytur në krizë, ndaj parashikoh­et të jetë si një finale për të dyja ekipet. Kjo është e treta ndeshje që jam në stol, ndaj e kam qartësuar edhe filozofinë time. Pozitiv për mua është fakti se i njoh të dyja skuadrat, pasi edhe lushnjarët i kam drejtuar dikur. Gjatë gjithë javës stërvitore kemi punuar intensivis­ht për ta karikuar ekipin nga të gjitha pikëpamjet si dhe sipas filozofisë së stilit të lojës së kundërshta­rit. Jam optimist pasi të gjithë futbollist­ët e kanë të qartë se vetëm fitorja ndaj Lushnjës na nxjerr nga fundi i

tabelës, nga ku nisim edhe ngjitjen drejt zonës së sigurisë. Jemi vërtetë në fund, por situata nuk është e pakapërcye­shme. Jam i bindur se do ta kalojmë këtë ngërç. Për këtë edhe e kam pranuar ftesën për ta drejtuar Besëlidhje­n”, përfundoi Bano.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania