Panorama Sport (Albania)

Besa kërkon triumfin, Magani: Ekipi po më bind

“Jam i kënaqur, gati ta kalojmë me sukses edhe Apoloninë”

- FERIZ FERIZAJ

Trajneri i Besës, Gu gash Magani, e njeh në detaje thuajse çdo ekip të Kategorisë së Parë. Kjo e bën që të jetë i qetë dhe i ftohtë në vlerësimin ndaj çdo kundërshta­ri. Në prononcimi­n para ndeshjes me Apoloninë për “Panorama Sport”, trajneri peqinas i verdhezinj­ve foli për atë që e pret skuadrën e tij në Fier. “Kurrë nuk i kam gjykuar kundërshta­rët nga momentet e mira apo të këqija që kalojnë gjatë kampionati­t. I kam analizuar më shumë nga tradita dhe fanella që kanë. Me këtë dua të them se ekipe si Dinamo, Skënderbeu, Flamurtari, Besa, Lushnja, Apolonia dhe ndonjë tjetër, edhe sikur me 18-vjeçarë të luajnë, e kanë një traditë, një klub të organizuar që dinë të reagojnë edhe kur janë dobët. Në këto kushte, Apolonia mbetet një rival me përvojë dhe ka vlerësimin tonë maksimal. Aq e vërtetë është kjo saqë mjafton të shihni rezultatet e Besës me Apoloninë. Diku kemi dominuar totalisht në lojë dhe raste e kemi marrë vetëm barazim. Apo diku tjetër nuk kemi qenë super, por ama kemi fituar”, ka thënë fillimisht Magani. Për trajnerin e kavajasve, tri pikët në këtë transfertë do t’i jepnin një shtysë të madhe Besës. “Jemi përgatitur gjatë gjithë javës për sfidën me Apoloninë. Grupin e kam të plotë, pasi është rikthyer Kuka pas shlyerjes së dënimit me kartonë. Në dy javët e fundit ekipi më ka kënaqur dhe pres që edhe në

Fier të bëjmë lojën tonë. Janë disa faktorë që më bëjnë të besoj se i kemi të gjitha mundësitë të dalim me një rezultat pozitiv. Loja sulmuese po konkretizo­het më së miri. Edhe mesfusha është më luftarake dhe bashkëpunu­ese me sulmin. Mbrojtja ka bërë më mirë se në ndeshjet e kaluara. Janë këta tregues që premtojnë se ekipi do të hyjë në fushë me besim të plotë te një fitore. Falë përvojës, e di se në një 90minutësh ndodh gjithçka, por besoj fuqishëm, mbi të gjitha, te loja e ekipit që drejtoj”, përfundoi kreu i pankinës verdhezi. Kujtojmë që Besa pozicionoh­et e pesta me 23 pikë, ndërsa Apolonia në vendin e 10-të me 17 pikë, duke qenë e rrezikuar për të rënë. Apolonia-besa do të luhet të dielën në orën 13:00 në Fier.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania