Panorama Sport (Albania)

Uzuni: Jam në kulmin e karrierës, Granadën e ngjis

Myrto flet për të kaluarën, për Spanjën dhe idhullin CR7

-

Patjetër që ai është njeriu i momentit në Kategorinë e Dytë spanjolle. Myrto Uzuni po kalon periudhën më të mirë të karrierës deri tani duke shënuar 17 gola në kampionat për Granadën dhe duke ndihmuar ekipin e tij që të rikthehet në elitë. Sulmuesi i Kombëtares vjen në një intervistë të dhënë për spanjollen “AS”, ku prek të gjithë rrugëtimin e tij, si dhe çelësin e suksesit për këtë sezon.

Me 17 gola të shënuar, jeni golashënue­si më i mirë i kampionati­t deri tani dhe po luftoni për t’u ngjitur në Primera…

Mendoj se ky është momenti më i mirë i karrierës sime. Gjithçka ka ardhur si pasojë e një pune të madhe, asgjë nuk vjen rastësisht. Gjithçka kam arritur e kam falë mentalitet­it tim prej fituesi.

Keni ardhur një vit më parë gjatë merkatos së janarit. Ju kushtoi shumë periudha e adaptimit te Granada?

Kalova një vit të ndërlikuar. Në jetë gjërat nuk shkojnë gjithmonë siç duam. Kur mbërrita këtu kisha shumë vështirësi, ekipi humbi gati të gjitha ndeshjet dhe e kisha të vështirë të adaptohesh­a. Mendoj se një vit më parë na mungonte edhe harmonia. Futbolli është për të fituar dhe humbjet nuk ndihmojnë në mbajtjen e harmonisë.

Tani mund ta themi se jeni adaptuar plotësisht...

Tipi i lojës në Hungari është krejt ndryshe nga ai në Spanjë. La Liga është tjetër gjë. Është një hap i madh. Vështirë se dikush mund të mësohet shpejt me një ndryshim kaq të madh. Në Spanjë shumë gjëra ndryshuan, lloji i futbollit, kualiteti i rivalëve, mentalitet­i…

Nisët të luanit në krah, ndërsa tani po luani në majën e sulmit. Ku ndiheni më shumë komod?

Jam më rehat në majë, pasi më pëlqen të shënoj gola dhe të ndihmoj ekipin. Kur luaj në sulm jam më afër qëllimit, që është goli.

Pavarësish­t rënies nga kategoria, vendosët që të qëndroni te Granada…

Vendosa që të vija te Granada pasi idhulli im, Kristiano Ronaldo, luante në Spanjë dhe gjithmonë kam ndjekur kampionati­n spanjoll nëpërmjet televizori­t. Të

luaja në La Liga për mua ishte një ëndërr. Në verë vendosa që të qëndroja te Granada, pasi ndihem i dashuruar me ambientin këtu. Njerëzit këtu më duan dhe ndihem si në shtëpinë time.

Mund të transferoh­eshit diku tjetër këtë dimër, pasi ofertat nuk ju mungonin.

Kur luan dhe shënon gola, ofertat vijnë gjithmonë. Skuadra zbriti me mua një

kategori më poshtë dhe tani është detyra ime që ta rikthej atje ku ishim. Është si një varkë e vetmuar në det dhe nëse nuk vozitet nga askush, nuk do të dalë kurrë në breg. Ky është mentalitet­i që më kanë mësuar prindërit. Nuk duhet të braktis kurrë njerëzit në momentin që ato kanë nevojë për mua.

Mendoni vetëm ngjitjen në La Liga? për

Po, kam ëndërr të rikthehem aty. Nuk kam dëgjuar për ofertat që kanë ardhur për mua, pasi nuk doja që të humbja përqendrim­in. Për momentin më intereson vetëm ajo që ndodh këtu.

Cili është çelësi i suksesit për të arritur kalimin në Primera Division?

Personalis­ht, mendoj duke u fokusuar në futbollin tim. Është e vetmja gjë që mund të bëj, është një dhuratë, të cilën ma ka dhënë Zoti dhe punoj çdo ditë që të jem gjithnjë e më mirë.

A mendoni se Kahejon është kolegu më i mirë i repartit që keni pasur? Si është të luash me të?

E shikoj se jemi dyshja e sulmit më e mirë në Europë. Kahejon është një lojtar i madh, ka luajtur për ekipe si Real Madridi apo dhe Napoli. Ka shumë kualitet dhe ndihem shumë mirë pranë tij.

Në “Los Karmenes” (stadiumi i Grandës), jeni kthyer në idhullin e tifozëve…

Nuk e konsideroj veten idhullin e askujt, vetëm përqendroh­em në lojë sa herë shkel në fushë. Dua të shënoj gola dhe të dërgoj ekipin në elitë.

Nuk jeni mes të preferuarv­e të publikut se shënoni gola, por edhe pse keni një shpirt luftarak në çdo cep të fushës...

Detyra ime është të luftoj. Nuk është e lehtë të mendosh prej nga kam ardhur. Nuk dua të kthehem ku isha. Vlerësoj në maksimum kohën që jam këtu. Më pëlqejnë shumë lojtarët që luftojnë.

Nga vjen pasioni juaj për futbollin?

Përveç futbollit dhe ndjesisë që të jep fusha asgjë tjetër në jetë nuk më jep lumturi. Jam i bindur për këtë që them, ata, të cilët më njohin e dinë shumë mirë.

Përse, nuk keni pasur një fëmijëri të mirë?

Futbolli ishte rrugëdalja ime e vetme. E dija se vetëm nëpërmjet futbollit familja ime do të kishte një jetë më të mirë. Familja ime bëri një sakrificë të madhe për mua, duke emigruar në Greqi përmes maleve për tri ditë. Atje njerëzit më gjykonin se isha shqiptar. Ishim pa dokumente sepse Shqipëria nuk ishte pjesë e Be-së. Kur arritëm atje ishte tepër keq, as në zero, por me minus. Të gjithë punonim, më është dashur të punoj shumë për të ndihmuar familjen.

Familja ka vënë bast për ëndrrën tuaj për të qenë futbollist duke u kthyer në Shqipëri?

Është vendimi më i mirë që ka marrë ndonjëherë babai im. Kur Olimpiakos më refuzoi për mungesën e dokumentev­e, ne u kthyem, pavarësish­t se kjo nënkuptont­e humbje të madhe financiare. Nuk ishte fitimprurë­se për ne ai vendim në atë kohë. Paguam një tjetër udhëtim nëpër male për tri ditë prej 20,000 eurosh. Ishte shumë e vështirë, kjo është forca ime.

Përse Kristiano Ronaldo?

Identifiko­hem me të. Është një pasqyrë e jetës sime. Ai lindi pa asgjë dhe duhej të punonte shumë për të arritur në majë. Ai më mësoi se me shumë punë dhe pasion mund të arrihet gjithçka.

Keni ngjashmëri lojtar?

Jo, po flasim për më të mirin në botë. Nuk kam lidhje me Ronaldon, mendoj se vetëm mentalitet­i na bashkon.

Keni luajtur kundër Ronaldos kur ai ishte pjesë e Juventusit, madje keni shënuar dhe keni festuar me mënyrën e tij... Çfarë ju tha?

Unë shënova golin e parë dhe festova si ai. Kristiano mendoi se po e vija në lojë, se ishte ironi. Më pas ai shënoi dhe festoi duke më treguar me gisht. Në pjesën e parë i shpjegova se ishte idhulli im dhe se e ndiqja gjithmonë. Ai më kompliment­oi për lojën dhe më inkurajoi të vazhdoja dhe të punoja shumë. Ishte një ditë shumë e madhe.

Një ëndërr afatmesme?

Do të doja të kaloja 25 gola për të qenë golashënue­si më i mirë i Granadës në një sezon.

Nëse e bëni, a do të premtoni ndonjë gjë?

Jo (qesh). Unë nuk premtoj asgjë, nëse e bëj atëherë duhet ta mbaj. E rëndësishm­e është skuadra, nuk janë qëllimet e mia, por fitorja dhe arritja e tri pikëve.

Dhe, shpresojmë, të ktheheni në Primera Division për të luajtur kundër më të mirëve...

Po flasim për skuadrat më të mira në botë, është e veçantë të luash kundër ekipeve si Real Madridi apo Barcelona, si të luash në Champions League... por tani duhet të mendojmë për Hueskën. si

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania