Panorama Sport (Albania)

5 gola Specias, duhet të jetë ndeshja e Dushan Vlahoviçit

-

X- Juventusi i ka fituar të pesta ndeshjet e Serisë A kundër Specias dhe në tri prej tyre nuk ka pësuar asnjë gol. - Nëse marrim parasysh tri sezonet e fundit të Serisë A, Specia është e vetmja skuadër rivale të cilës Juventusi i ka shënuar të paktën tri gola në dy transfertë të ndryshme: 1-4 më 1 nëntor 2020 dhe 2-3 më 22 shtator 2021.

- Specia nuk shënon në shtëpi prej 329 minutash (nga goli në minutën e 31-të i Nzola në Specia-atalanta 2-2). Ky është agjërimi rekord i bardhezinj­ve në elitën e futbollit italian.

- Juventusi është jo vetëm skuadra që e ka mbajtur portën e paprekur më shumë se kushdo tjetër në këtë kampionat (13 ndeshje pa pësuar gol), por në të njëjtën kohë edhe ajo që ka fituar më shpesh 1-0 (gjashtë raste).

- Juventusi ka vendosur një rekord të ri personal, lidhur me ndeshjet pa pësuar gol, duke qenë se askush nuk kishte arritur të realizonte 13 ndeshje të tilla në 22 daljet e para në kampionat. Ndërkohë, sezonet më të mira pa pësuar gol kanë qenë ai i 1985-1986 (14 ndeshje), ndërsa në 1977-1978 e mbajti portën të paprekur në 16 raste.

- Specia-juventus do të jetë edhe dueli i skuadrës që ende nuk ka shënuar një gol në 15 minutëshin e fundit të ndeshjes (Specia, ashtu sikurse edhe Verona) dhe skuadrës që nuk ka pësuar asnjë gol nga minuyta e 76-të e në vazhdim (Juventusi).

- Specia është i vetmi formacion që ende nuk ka shënuar një gol, me një lojtar të zbritur nga stoli.

- Dushan Vlahoviç numëron 5 gola në po kaq ndeshje, në Serinë A, kundër Specias, ndonëse 4 prej tyre kanë ardhur kur serbi ka qenë pritës në shtëpi. Dhe duke iu mbajtur shifrave, serbi do të jetë rreziku numër 1 i “Lakuriqëve të Natës”.

- Angel Di Maria ka qenë protagonis­t me 4 gola (2 realizime dhe 2 asiste) në 5 ndeshjet e fundit në kampionat. Me argjentina­sin në fushë në këtë kampionat (13 ndeshje të luajtura), Juventusi ka një mesatare më të mirë të golave të shënuar (1.6 me atë në fushë dhe 1.4 pa argjentina­sin), por edhe një përqindje më të lartë fitoresh (61.5 % me atë në fushë dhe 55.6 % pa argjentina­sin).

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania