Panorama Sport (Albania)

Junajtid, i pari që nga ikja e Ronaldos

Kanë fituar 23 pikë në kampionat, më shumë se të gjithë

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Mançester Junajtid ka marrë rezul tate më të mira që prej largimit të Kristiano Ronaldos. Sulmuesi portugez ndërpreu me konsensus kontratën me klubin gjatë Botërorit në nëntor, pas intervistë­s me akuza të rënda që lëshoi gjatë intervistë­s për Pirs Morgan. 38-vjeçari akuzoi Junajtidin për tradhti, ndërsa sulmoi edhe trajnerin Erik ten Hag, duke thënë se nuk e respektont­e. Më pas klubi i prishi kontratën. Ndeshja e tij e fundit për “Djajtë” ishte në 6 nëntor, humbja 3-1 me Aston Vilën. CR7 mbante shiritin e kapitenit, ndërsa ato 90 minuta dështoi të linte gjurmë. Ai u largua nga “Old Trafford” vetëm me një gol të shënuar këtë sezon, duke u lënë në stol nga tekniku holandez në pjesën më të madhe të ndeshjeve. Por prej lamtumirës së tij, gjërat kanë shkuar shkëlqyesh­ëm për ekipin e Ten Hagut, ndërsa ata kanë grumbullua­r më shumë pikë se çdo klub tjetër gjatë kësaj periudhe: ata kanë luajtur 10 ndeshje prej atëherë dhe kanë fituar 7, barazuar 2 dhe humbur 1, duke marrë 23 pikë. Ata kanë shënuar 20 gola, ndërsa kanë pësuar vetëm 9. Markus Rashford ka kontribuar në 8 prej këtyre golave, duke plotësuar hapësirën e lënë bosh nga largimi i Kristiano Ronaldos. Forma që skuadra po kalon e ka ngjitur atë në vend të tretë të klasifikim­it, -5 pikë nga kryesuesit e Mançester Sitit dhe Arsenalit. Ndërkohë që Sauthempto­ni, Evertoni dhe Lidsi kanë fituar më pak pikë që prej largimit të Ronaldos. Pas prishjes së kontratës me Junajtidin dhe Botërorit, Kristiano firmosi me Al-nasr në Arabinë Saudite. Ai hodhi firmën në një kontratë 2.5-vjeçare prej 200 milionë eurosh në sezon. Situata e tij personale është përmirësua­r pas nisjes së kësaj aventure të re, ku ai ka shënuar 5 gola në 3 ndeshje, katër prej të cilëve erdhën në ndeshjen kundër Al-vehda.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania