Panorama Sport (Albania)

Smajli: Vllazni, nuk ka titull pa fitore në transfertë

“Me Balajn do të jenë në formë pretendent­ët kryesorë”

- ADMIR URUÇI

Dritan Smajli është nga ata ish-futbol listë që ka dhënë një kontribut të madh për Vllazninë një dekadë më parë. Ishmbrojtë­si i djathtë, që tashmë është trajner i Veleçikut në Kategorinë e Dytë, gjatë një interviste për “Panorama Sport”, ka analizuar ecurinë e ishskuadrë­s këtë sezon, ndërsa nuk ka ngurruar të japë edhe disa këshilla. Ai është i bindur se me rikthimin e lojtarëve të dëmtuar dhe Bekim Balajn në formën më të mirë, Vllaznia do të jetë pretendent­e kryesore për titullin kampion. Sipas tij, skuadra duhet të ketë një tjetër marsh në fazën sulmuese në ndeshjet në transfertë, aty ku ka pasur edhe dobësi.

Dritan, si një ish-lojtar kuqeblu dhe tashmë trajner, çfarë ju ka bërë përshtypje në ecurinë e deritanish­me të Vllaznisë?

E vërteta është që Vllaznia ka një skuadër shumë të mirë këtë sezon, ndoshta më e mira e 10 viteve të fundit. Nuk duhet të harrojmë që pothuajse në çdo ndeshje ekipi s’ka qenë i plotë dhe ka vuajtur herë pas here mungesat për shkak dëmtimesh. Por, në një kampionat si ky, ku diferencat janë pothuajse minimale, bën që edhe një mungesë e vetme të të prishë jo pak punë në ndërtimin e formacioni­t.

Çfarë doni të thoni me këtë?

Dua të them që mungesat kanë qenë një faktor i rëndësishë­m në rezultatet e deritanish­me të Vllaznisë. Por, për mua më kryesorja është që skuadrës i mungojnë fitoret jashtë fushe dhe për më tepër me kundërshta­rë të kalueshëm në letër. Po të shikosh ndeshjet në transfertë, Vllaznia ka dështuar pikërisht atëherë kur është dashur të bëjë hapin e madh. Unë mendoj se skuadra nuk ka guxuar duke luajtur gjithçka për gjithçka dhe kjo ka bërë që të jetë me kaq pikë sot.

Duke qenë se kërkohet vazhdimësi­a dhe për më tepër synohet titulli kampion, çfarë duhet ndryshuar në ekip sipas jush?

Duhet që Vllaznia të jetë më sulmuese në transferta. Pra, duhet të ketë ritëm jashtëzako­nisht të lartë, që në njëfarë mënyre t’i tregojë dhëmbët kundërshta­rit. Nuk mund të fitohet një ndeshje, sidomos jashtë fushe, nëse nuk shfaqesh shumë herë para portës, sepse kjo është skuadër e ndërtuar për ta bërë këtë gjë.

Pa fitore në transfertë nuk del dot kampion. E përsëris, duhet të ketë ritëm dhe manovra sulmuese të jetë shumë më e shpejtë. Skuadra që ka pasur probleme duhet t’u imponojë lojën, sepse cilësinë dhe kualitetet i kanë që ta bëjnë këtë interpreti­m.

Kjo mendoni se është bërë gabim deri më tani?

Po ta shikosh me kujdes, Vllaznia sa herë e ka marrë një ndeshje me ritëm të ulët dhe pa agresivite­tin e duhur, çdo gjë ia ka bërë më të vështirë vetes me kalimin e minutave. Ky ka qenë një ndër gabimet që Vllaznia ka bërë gjatë kësaj

periudhe, sepse nuk mund të futesh në lojë me mendimin që ndeshjen e kam të fituar pa e luajtur. Duhet bërë hyzmeti nga fillimi në fund, pasi ndryshe do të kemi përsëri rezultate si ato me Bylisin, Erzenin etj.

Në luftën me Tiranën dhe Partizanin, besoni se Vllaznia mund të bëjë diferencën në fund për titullin kampion?

Pa diskutim. Nëse rikthehen lojtarët e dëmtuar dhe Balaj kap formën që dëshirojmë të gjithë, Vllaznia do të jetë pretendent­ja kryesore për ta fituar titullin aq të dëshiruar për të gjithë ne tifozët e Vllaznisë. Kampionati pothuajse ka filluar

Të shtunën Vllaznia pret Kastriotin. Mendoni se është një ndeshje që duhet fituar me çdo kusht?

Është ndeshje e vështirë dhe Vllaznia duhet të vlerësojë çdo kundërshta­r njësoj sikur Tiranën apo Partizanin. Duke pasur këtë motivim, të jeni të sigurt që fitoren nuk do ta diskutoj. Natyrisht, në futboll nuk ka me patjetër, por këtë herë duhet të them që ndaj Kastriotit u duhet fitorja me çdo kusht, pasi në të kundërt rruga fillon dhe bëhet malore.

 ?? ?? Dritan Smajli, kur luante me Vllazninë një dekadë më parë
Dritan Smajli, kur luante me Vllazninë një dekadë më parë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania