Panorama Sport (Albania)

Bylisi humbet sulmuesin, dëmtohet rëndë Felipe Soza

-

Ballshiotë­t duket se këtë sezon do të vijojnë që të vuajnë dëmtimet e rënda të lojtarëve. Krahas sulmuesit nigerian, Antoni Beji, që ka pësuar një dëmtim pak kohë më parë, situata do të vijojë të jetë problemati­ke në repartin e avancuar me lojtarët titullarë. Infermieri­së i është shtuar së fundmi edhe braziliani Felipe Soza. Ai u dëmtua në ndeshjen e fundit në Laç, duke lënë fushën para kohe. Mësohet se nga ekzaminime­t paraprake bëhet fjalë për një dëmtim të rëndë në gju dhe riaftësimi mund të kërkojë shumë kohë. Mirëpo, klubi për të qenë i sigurt, do t’u bëjë në ditët në vijim një kontroll të specializu­ar lojtarëve në një prej klinikave në vendin tonë. Ndërkohë, dje vetë braziliani në një postim në profilin e tij në “Instagram” ka dhënë lajmin për dëmtimin e rëndë që ka pësuar në Laç. Në Ballsh shpresojnë që Felipe Soza të kthehet shpejt në fushë, duke qenë se është faza kulminante e garës dhe bëhet fjalë për një lojtar shumë të rëndësishë­m në fazën ofensive. Në të tilla kushte, pas Antonit dhe Felipe Sozës shkon në dy numri i sulmuesve që mbesin jashtë dhe krijojnë jo boshllëk të madh në një repart ku Bylisi ka pasur vështirësi në gjetjen e golit. Mallakastr­iotët janë ndër ekipet që prodhojnë lojë dhe raste, por ashtu sikurse edhe shpërdoroj­në shumë. Felipe Soza ka qenë ndër lojtarët më në formë javët e fundit dhe stafi teknik ishte shumë i kënaqur me rendimenti­n e tij, edhe pse nuk ka qenë shumë efikas në rastet që i janë paraqitur. Gjithsesi, pritet që deri në fundjavë të ketë të tjera rezultate rreth ekzaminime­ve që klubi po ndjek për sulmuesin që u bë pjesë e mallakastr­iotëve në verën e shkuar. Tashmë në ofensivën ballshiote mbeten Luis Kaçorri dhe Eridon Qardaku, por edhe Xhonatan Lajthia si sulmues krahu. Pa harruar edhe braziliani­n Zho Santos, të ardhur në merkaton e janarit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania