Erzeni mund Studentin dhe rimerr vendin e dytë
Me ndeshjen prapambetur ndërmjet Erzenit dhe Studentit, të zhvilluar dje në pallatin e sportit “Dhimitraq Goga”, është kompletuar java e 10të e Superligës së volejbollit të meshkujve. Shijakasit e drejtuar nga trajneri Parit Uruçi fituan me rezultatin 31, pas një ndeshjeje që zgjati 1 orë e 38 minuta, duke rimarrë vendin e dytë në renditje. Përballja rezultoi interesante, kjo edhe për meritë të Studentit, që në këtë pjesë të dytë të sezonit ka një rritje të ndjeshme në lojë, por edhe në rezultate. Për sa u përket seteve, pas një epërsie të lehtë të miqve në setin e parë, më tej Erzeni mori kontrollin, ndërsa Jurgen Dashi vulosi setin 25-18. Seti i dytë ishte edhe më i bukuri i të gjithë takimit. Studenti luajti mjaft mirë dhe kryesoi në pjesën më të madhe të kohës. Gjithsesi, vendësit nuk reaguan në fund, duke bërë që seti të shkonte me pikë shtesë, ndërsa një shërbim fitues nga Anis Çullhaj mbylli shifrat 27-25 në favor të shijakasve, të cilët morën kryesimin 2-0. Por ekipi studentor, i drejtuar nga trajneri Reinard Kasëmaj, nuk kishte aspak ndërmend të dorëzohej, përkundrazi në setin e tretë dominoi në parket dhe fitoi 21-25, me pikën finale që erdhi me “ace” nga kapiteni Kestrin Batalli. Beteja vijoi edhe në setin e katërt, por në këtë fraksion ishte Erzeni që udhëhoqi thuajse gjatë të gjithë kohës, duke fituar 2521, me të gjithë ndeshjen që u mbyll 3-1 për shijakasit. Kula me 21 pikë, braziliani Soares me 17 dhe Çullhaj me 14 ishin treshja që udhëhoqi të zotët e shtëpisë në këtë sukses. Ndërsa në radhët e Studentit, spikati edhe një herë tjetër Rocha, i cili duket një blerje e qëlluar në shenjë nga klubi kryeqytetas. 17 pikë në këtë takim për brazilianin, i mbështetur nga Gaxiri me 13 dhe Batalli me 10. (25-18, 27-25, 21-25, 25-21)
ERZENI: A.dashi, Soares, Sabliqi, Kula, Garunja, Hoxha, Vora (L1)/ Çullhaj, Renan, Arapi, Masha, J.dashi, Nazifi, Mema (L2).
Trajner: Parit Uruçi
STUDENTI: Hotaj, Vasili, Rocha, Ndoni, Gaxiri, Batalli, Joanidhi (L1)/ Ahmeti, Zeqiraj, Kruja, Peçi, Palushi (L2).
Trajner: Reinard Kasëmaj
GJYQTARË: E.kurti, A.brokaj 17 SHKURT
VLLAZNIA – TIRANA
18 SHKURT
TEUTA – PARTIZANI ELBASANI – SKËNDERBEU
21 SHKURT
ERZENI – STUDENTI SKUADRA JAVA E DHJETË F H SET
1.PARTIZANI 9 1 28-8 2.ERZENI 9 1 28-9 3.TIRANA 8 2 27-10 4.VLLAZNIA 5 5 18-18 5.SKËNDERBEU 4 6 17-20 6.STUDENTI 3 7 15-21 7.TEUTA 2 8 8-26 8.ELBASANI 0 10 1-30