Panorama Sport (Albania)

Guardiola: Champions-i një dashuri, por fillimisht të eliminojmë Lajpcigun

Trajneri i Mançester Sitit kërkon ta marri hap pas hapi

-

Konferenca­t për shtyp të Pep Guardiolës janë kthyer në një skenar të përsëritur sa herë ka vigjilje Champions-i. E tillë ishte edhe ajo e djeshmja përpara ndeshjes së 1/8-ave kundër Lajpcigut, me të cilën kampionët e Anglisë do të përballen sot në Gjermani. Ai është trofeu i vetëm që i mungon në “Etihad”, por edhe në karrierën e tij, që prej dy sukseseve me Barcelonën. Dhe dje iu drejtua sërish pyetja nëse ky do të jetë sezoni i “Qytetarëve” në Europë dhe tekniku katalanas nuk ndryshoi përgjigje: “Ky është një turne fantastik, e dashuroj. Është një privilegj. Nuk e di se sa larg do të shkojmë, por ne jemi këtu. Vetëm të kualifikoh­esh nga faza e grupeve është mjaftueshë­m e vështirë. Prandaj ëndrra është që të marrim një rezultat të mirë këtu dhe avancojmë në çerekfinal­e”. Pastaj vlerësimi për skuadrën gjermane: “Menjëherë pas shortit ndjeva se Lajpcigu do të ishte kundërshta­r i vështirë. Ne i njohim cilësitë e tyre prej shumë vitesh. Ata kanë një kulturë për të besuar te lojtarët e rinj, bëjnë blerje të mira, kanë modele të qarta loje, luajnë shumë në mesfushë, janë ekip fizik. Në futbollin gjerman në tranzicion ata janë të pandalshëm. Unë jam plot

respekt për klubin dhe atë që ata kanë bërë”. Kërcënimi kryesor që do t’u vijë anglezëve sot është sigurisht ai, Nkunku, të cilin 52-vjeçari e vlerësoi si një lojtar të klasit botëror. Por aktivizimi i francezit është në dyshim pasi vjen prej një dëmtimi në gju: “Absolutish­t. Ishte me të vërtetë

një fatkeqësi që ai u dëmtua dhe humbi Botërorin. Ne e pamë në Mançester viti ne shkuar atë që ai mund të bënte (shënoi një tregolësh në humbjen 6-3). Mua më pëlqen të luaj gjithnjë kundër lojtarëve më të mirë dhe skuadrave më të forta”. Pep shijoi spektaklin e Liverpul-real

Madrid mbrëmjen e djeshme, ndërsa ku u pyet për planet e tij të mbrëmjes, ai tha: “Pas kësaj konference për shtyp do të shijoj një darkë të mirë, do të shoh Liverpul-real. Napoli është gjithnjë një kënaqësi për ta parë dhe pastaj do të përgatis ndeshjen me Lajpcigun”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania