Panorama Sport (Albania)

Laporta: Nuk largohem nga Barça se i pëlqen Tebasit

“Ka nisur një fushatë kundër nesh, do të dështojnë”

-

Joan Laporta bëri disa vëzhgime mbi situ atën që po kalon Barcelona pas shpërthimi­t të çështjes “Negreira”. Presidenti i Barçës këmbënguli që “konsultime­t teknike” siç iu referua raporteve, për të cilat ai pagoi Enrikez Negreiran, mbështeten nga “fatura dhe dokumente dhe video”. Të paktën për sa i përket fazës në të cilën ai ishte në krye të klubit për herë të parë. Përveç kësaj, sulmoi presidenti­n e La Ligës, Havier Tebas, se është prekur nga “fobia” e tij ndaj Barcelonës. “Hetimi është kontraktua­r dhe hetimet po kryhen nga një avokat i jashtëm në mënyrë që hetimi të jetë rigoroz”, tha kreu i katalanasv­e, i cili i lëshoi edhe një paralajmër­im mediave: “Duhet të shprehim keqardhje të thellë për rrjedhjen e të dhënave dhe dokumentev­e në një çështje që është në hetim nga prokuroria dhe që duhet të ketë kujdes maksimal. Aq më tepër kur as prokuroria dhe as forcat e policisë nuk e kanë vënë në dijeni klubin se po bëhet një hetim”. TEBAS

“Në kohën më të shkurtër të mundshme ne do të mbajmë një konferencë shtypi për të shpjeguar informacio­nin që kemi në klub. Një hetim i brendshëm është duke u zhvilluar. Kjo nuk do të jetë shumë vonë, besoj. Ne duam të shpjegojmë. Disa na kishin paralajmër­uar tashmë se dukej se Tebas po promo

vonte një fushatë kundër reputacion­it të Barçës dhe kundër meje. Ai tashmë e ka hequr maskën. Ai vazhdon me obsesionin e tij me Barçën. Me fobinë e tij me klubin tonë. Më kujtohet se ai është një person që në karrierën e tij ka treguar

tashmë armiqësinë e tij ndaj Barçës. Në vitin 2005, si zëvendëspr­esident i Alaveshit, ai bëri një ankesë, sepse nuk donte që Mesi të luante për Barçën. Ai gjithashtu nuk mund të durojë që ne jemi në Superligë. Është mënyra e zakonshme sesi

ai vepron. Synimi i tij për të dominuar Barçën nga distanca del në pah, gjë që ai ka bërë në vitet e fundit. Ai e ka kuptuar që nuk është kështu me mua. Ai mund ta bëjë këtë. Unë nuk do t’i jap zotit Tebas kënaqësinë që të mos jem president i Barcelonës.

Këtë e vendosin partnerët”.

KËRCËNIMI

Laporta i dha edhe një përgjigje të gjithë atyre që sipas tij po përpiqen që të njollosin imazhin e klubit të tij: “Kushdo që përpiqet të njollosë historinë dhe imazhin e Barcelonës do të marrë një përgjigje të fortë. Ajo që kemi arritur na ka kushtuar shumë punë, shumë mund dhe futboll spektakola­r. Prandaj, si president, unë nuk do t’i lejoj këto përpjekje që të bëjnë pis historinë tonë të shkëlqyer”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania