Panorama Sport (Albania)

Shkëlqen Teuta, leksion Tiranës në “Air Albania”

-

Tragjedi dhe mrekulli në "Air Albania". Tirana mundet në ditën kur duhet të arratiset nga vendi i dytë, ndërsa Teuta i bashkëngji­tet skuadrave të Europës. Ky është verdikti i javës së 23të të Superiores. Një ndeshje e madhe e durrsakëve brenda në kryeqytet, që jo vetëm fitojnë, por tani risin edhe pretendime­t për objektivat që kanë.

NDESHJA - Takimi nis me një rast të madh të Tiranës. Minuta e 4-t. Kros i Haxhiut në qendër, Hila në shtyllën e dytë godet, topi largohet nga vija fatale prej Kotobellit. Në minutën e 10-të ndryshon rrjedha e ndeshjes. Goditje dënimi për Teutën. Ekzekuton Kallaku, kthen muri, topi shkon tek E. Vila që gjuan menjëherë dhe gol. 0-1 për durrsakët. Tirana reagon. Në të 21-ën, Patrik gjuan nga jashtë zonë, grushton Qirko. Topi shkon te Hila, që edhe pse me portën bosh godet çuditërish­t jashtë. Teuta kërkon kundërsulm­in dhe e bën kur mundet. Minuta e 38-të penallti për Teutën. Top në thellësi për Grudën, Najdovski e godet te këmbët dhe Meta akordon penallti. Penalltia konfirmohe­t nga VAR-I. Ekzekuton Kallaku, por pret Bekaj, që shpëton rezultatin. Një pjesë e parë e fortë me durrsakët që shënojnë dhe kanë mundësi golash, ndërsa Tirana shfryn, por nuk bën dot gjë në fushën e lojës. Pjesa e dytë nis me Tiranën në sulm. Në minutën e 47-të Hasani provon nga jashtë zonë, pret Qirko. Sërish pesë minuta më vonë gjuajtje e Lushkjes nga jashtë zone, por grushton Qirko. Loja duket se ndryshon për mirë për bardheblut­ë, pasi në të 73-ën Gruda ndal një aksion dhe ndëshkohet me të verdhë i dyti për të dhe Teuta duhet të luajë për 15 minuat me një lojtar më pak. Gjithsesi, inferiorit­eti numerik nuk është se ndikon te durrsakët, që në minutën e 79-të dyfishojnë shifrat dhe hipotekojn­ë fitore. Aksion perfekt me Dacin që mban topin. Pason te Kallaku që galopon në fushë, pason tek E. Vila majtas, vetëm me Bekajn çon topin në rrjetë. Gjithë Teuta në fushën e lojës për të festuar golin e fitores. Minutat e tjera janë vetëm luftë e ftohtë e bardhbluve për të shënuar, por që nuk ia dalin. Kampionët kanë pretendime dhe për ndonjë penallti të mundshme, por nuk ka asnjë mundësi. Madje, durrsakëve u anulohet një tjetër gol për pozicion të parregullt. Përfundimi­sht, Teuta, merr fitoren e dytë me Tiranën, pas asaj të fazës së dytë. Kthehet në Durrës me tri pikë, duke bllokuar arratisjen e kampionëve. Vetë ngjitet në një pozitë më të mirë në renditje.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania