Panorama Sport (Albania)

Martini: Lojtarët ishin fantastikë, të mundim Kukësin

- OLSI AVDIAJ

Teuta ka bërë mrekullinë në "Air Albania", duke mundur Tiranën në sfidën e vlefshme për javën e 23-të të Superiores. Pas ndeshjes foli trajneri i durrsakëve, Edi Martini. Shkodrani u shfaq i lumtur për ndeshjen e skuadrës së tij. Nga ana tjetër numri një i durrsakëve analizoi sfidën e së shtunës me kampionët e Shqipërisë, Tiranën. "Ishte ndeshje e tensionuar, mendoja sikur isha dhe unë në fushë, emocionet pranohen. Nuk e prisja këtë ndeshje, kam punuar shumë me këta djem, nuk e prisja deri në këtë pikë, e dija që ata do të reagonin. Edhe përpara ndeshjes ne folëm, kishim një moment së bashku, e dija që Vila do të kthehej me gol", tha në fillim ai. Martini foli edhe për gjendjen e skuadrës së tij, si dhe elementë të caktuar që po bëjnë diferencën në këtë pjesë të dytë të kampionati­t. "S'ishim në pozita të barabarta, por u thashë djemve që ishim shumë mirë. Ata me zor prisnin të futeshin në fushë, Vila ka eksperienc­ë, edhe pse të gjithë lojtarët ishin fantastikë, i kompliment­oj. Më dhemb kartoni i kuq i Grudës, kam dyshimet e mia për kartonin e parë të verdhë. E kam marrë nga Shënkolli, më kishte pëlqyer, kisha shumë besim tek ai, ai është një ndër më të mirët që ka Superliga", vazhdoi më tej Martini. Në fund edhe dy fjalë për ndeshjet e ardhshme. "Kërkojmë që të bëjmë më të mirën ndaj kundërshta­rëve, prandaj bëj ndryshime edhe pse mund të gabohem. Por falë zotit deri tani ka shkuar

shumë mirë. Jam i sigurt që do të ishim më lart, gjithmonë ka fazë kur ekipi është i dobët, por do të ishim më mirë, jam i kënaqur deri tani, kampionati është shumë i gjatë dhe zoti t'i ruaj djemtë. Ndeshja e radhës me Kukësin dhe do të mundohemi të fitojmë. Do të më interesojë barazimi në derbin mes Partizanit dhe Tiranës", u shpreh Edi Martini.

 ?? FOTO: F. HAZISLLARI ??
FOTO: F. HAZISLLARI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania