Panorama Sport (Albania)

Sulmohet autobusi i Teutës, Lorenco Vila e ka me Martinin

-

“Panorama Sport” ju sjell pikantet e ndeshjes së luajtur në stadiumin “Air Albania” mes Tiranës dhe Teutës.

-Pas përfundimi­t të ndeshjes mes Tiranës dhe Teutës në "Air Albania" është raportuar një incident i shëmtuar. Sipas policisë, tifozët kryeqyteta­s kanë sulmuar autobusin e tifozëve të ekipit durrsak. Nuk ka asnjë informacio­n më të detajuar në lidhje me këtë incident, ndërsa policia thotë se po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. "Më datë 25.03.2023, rreth orës 19:30, te sheshi "Nënë Tereza", tifozët e ekipit të Tiranës dyshohet se kanë dëmtuar autobusin e tifozëve të Teutës, pas përfundimi­t të ndeshjes së zhvilluar mes dy ekipeve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", shkruante të shtunën policia. -Tirana ka luajtur në fushë me fanellat e bardha, sikur të ishte në transfertë. Teuta me bluzat e para të saj brenda në "Air Albania". Mbi 1500 tifozë ishin të pranishëm në sfidën mes Tiranës dhe Teutës.

-Në minutën e 10-të, Meta përfiton nga goli dhe ndërron këpucët, pasi mezi vraponte në fushën e lojës.

-Tifozët e Tiranës përshëndes­in Martinin me një top në kokë të nisur nga tribuna A. Trajneri shkodran i durrsakëve nuk reagon fare.

-Florent Hasani proteston ashpër tek anësori, për një faull, por Doda e kërcënon me ndëshkim. Lojtari më pas tërhiqet.

- Albi Doka dhe Kristal Abazaj në tribunën VIP krah shohin sfidën mes dy skuadrave.

-Presidenti Refik Halili e ka parë ndeshjen veç në tribunën VIP, ndërkohë ai i Teutës, Edmond Hasanblell­iu, një kat më lartë në lozhë. -Edi Martini çmendet për një faull të padhënë sipas tij në dëm të Grudës. Ai proteston, por veprimi i tij nuk merret parasysh nga gjyqtarët e takimit.

Në momentin e zëvendësim­it, Edi Martini puth Emiljano Vilën te zëvendësim­i. Një gjest i madh për trajnerin ndaj kapitenit të durrsakëve.

Edi Martini tregohet perfekt, me një gjuajtje në ajër pas një topi që vjen në fundore.

Sherr te rasti i penalltisë. Najdovski-kotobelli dhe Deliu debatojnë me njëri-tjetrin. Në fund është gjyqtari që vë rregull për sjelljen e lojtarëve.

-Në mes të pjesës së dytë, gjakoset Dijar Nikqi. Gjyqtari ndal lojën dhe nxjerr lojtarin në fundore të mjekohet. -Lorenco Vila nuk e kap mirë momentin e zëvendësim­it. Pasi del, ai shkarkon nervat duke kundërshtu­ar Edi Martimin, por trajneri durrsak nuk reagon fare, ndonëse gjithë pankina durrsake e pa veprimin.

Duartrokit­je e lojtarëve të Tiranës me tifozët, pas humbjes me Teutën.

-Festë e çmendur në dhomat e zhveshjeve nga ana e skuadrës së Teutës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania