Panorama Sport (Albania)

Vllaznia me luhatje, Kastrioti i trondit në “Loro Boriçi”

Fitojnë krutanët me golin e Redon Mihanës, zhgënjejnë shkodranët

-

Kastrioti ka marrë një fitore të çmuar në transfertë­n e Shkodrës duke mposhtur Vllazninë vendëse. Goli i Mihanës në pjesën e parë ka qenë ai që ka bërë diferencën për krutanët, të cilët mbrojnë mirë dhe nuk lejuan ekipin e Josës të dalë në lojën e tij. Edhe pse shkodranët u munduan, Sali dhe në fund traversa i mohuan të paktën golin e barazimit, duke bërë që të mos përfitojnë nga hapi fals i skuadrave që kanë më sipër në renditje. PJESA E PARË- Vllaznia u duk se e kishte marrë më lehtë sesa duhet përballjen ndaj Kastriotit. Miqtë e nisin në sulm takimin. Në të parën minutë është Mihana që nis një harkim në zonë nga e djathta, Zogoviç me vështirësi devijon topin para Grecës, i cili kishte para tij portën e boshatisur. Vendësit kundërpërg­jigjen me anë të Latifit, i cili tenton të hyjë në zonë, por nuk gjen Balajn në qendër me pasimin e tij. Marku tenton nga distanca

në të 19-ën minutë, por Sali bën mrekullinë duke devijuar sferën në këndore me zgjatjen e tij. Tenton edhe Shehi me kokë, por pa gjetur katërkëndë­shin, ndërsa Zogaj nga ana tjetër rrezikon me një gjuajtje jashtë kuadratit. Në të 30-ën minutë është Mehmeti, i cili jep një pasim perfekt për Mihanën që kalon me lehtësi Zogoviçin dhe çon topin në rrjetën e boshatisur. Dhjetë minuta më vonë, Vllaznia pretendon për penallti për prekje të topit me dorë nga Stojanoviç, por loja vazhdon dhe kështu mbyllet pjesa e parë.

PJESA E DYTË- Tentativa e parë vjen nga i sapofuturi Çoba, i cili nuk gjen portën e krutanëve me sferën që shkon jashtë. Në të 70-ën, pas një harkimi në zonë nga e majta për Balajn, sulmuesi nuk arrin të devijojë para Salit. Në të 76ën Jonuzi lëshon një goditje të fortë si specialite­t i tiji, por Sali bën një ndërhyrje vendimtare dhe shpëton portën. Edhe pas dy minutash portieri mik i mohon një gol të sigurt Malës. Në të 94-ën është Jonuzi që gjen hapësirën në zonë dhe tenton portën, sfera devijohet dhe përfundon jashtë. Një minutë më pas, pas një goditjeje nga këndi, topi ndalet para vijës fatale nga Hasani, i cili shpëton portën. Takimi do të mbyllej pas me një tronditje traverse nga ana e shkodranëv­e, Kaina godet me kokë dhe kësaj here është traversa, e cila shpëton krutanët.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania