Panorama Sport (Albania)

Josa: Krutanët i sulmuam gabim

“Vllaznia nuk e nënvlerëso­i Kastriotin, por u markuam lehtësisht nga ana e tyre”

- ADMIR URUÇI

Trajneri: Balaj s’ka ardhur për golashënue­s, na bën punë dhe të mbështetet më shumë

Mirel Josa e ka cilë suar humbjen e Vllaznisë së tij përballë Kastriotit si një interpreti­m të gabuar të lojës nga ana e ekipit, që ua bëri të thjeshtë krutanëve fazën mbrojtëse. Duke folur pas ndeshjes, trajneri shprehet se problem ishte mënyra se si sulmonin. “E kam thënë që llogaritë duhet t’i bësh pasi mbaron ndeshja. Normalisht unë nuk shoh çfarë bëjnë ekipet e tjera, por çfarë bëjmë ne. Nuk e zgjidhëm siç duhet pjesën e parë, edhe te goli i Kastriotit duhej të kishim rreshtim më të mirë të mesfushorë­ve se nga aty erdhi pasimi i golit. Mund të them që ishin vendosur katër në mbrojtje dhe ata në mesfushë nuk ishin në rreshtimin e duhur. Në aspektin sulmues, kur merrnim topin, duhet të ndërtonim nga mbrapa, bëmë diçka nga krahu i majtë. Por nga i djathti ishim në presion të kundërshta­rit. Nuk shfrytëzua­m zonat me Jonuzin, disa herë bëri mirë Marku, por ne i luajtëm Kastriotit në mënyrën “Ja ku na ke dhe hajde na marko”, u shpreh fillimisht Josa.

PROBLEMI TE SULMI”NUK është problemi se çalon ekipi në sulm. Kemi dy sulmues të gjatë, Bekimin dhe Kaina, edhe të tjerët, Hoxhaj është një lojtar, i cili, për mendimin tim, mund të përdoret edhe në krah, se aty ka luajtur dhe ka dhënë rezultat, por nuk është lojtar klasik krahu. Këta janë tre sulmuesit kryesorë, nuk është problemi i sulmit, por mënyra se si do të sulmojmë. Kjo ndeshje, dy lojtarët e mesfushës, qoftë edhe një gjendje jo e mirë e Liridonit, na bëri të mos ishim shumë formues në gjendjen e sulmit, sepse Balaj luftonte me dy qendërmbro­jtësit dhe duhej ta mbështetni­m më mirë, sidomos kur dilnim me anësorët, Bulatoviç e Kruja”. KASTRIOTI U NËNVLERËSU­A? “Nuk ka nënvlerësi­m. Nëse do të kapësh lojtarët e Kastriotit, janë ata që kanë treguar veten e tyre, ka lojtarë të mirë, cilësorë, duke filluar nga Mehmeti, Mihana, Rexhinaldo apo Greca. Në momentin e golit, presioni ynë nuk ishte ai që duhej te lojtari kryesor i tyre, te Mehmeti. Sa i përket problemit se ishte organizuar Kastrioti për t’u mbrojtur, ishte me dy të shpejtë në krahë si Mihana dhe Greca, të cilët në të dyja fazat na hapën probleme. Nuk mund të them se është problem nënvlerësi­mi, është se duhej të luanim në pozicione më të drejta për të organizuar sulmin tonë”, theksoi trajneri.

BALAJ S’PO ZHBLLOKOHE­T “Futbollist­i është shumë korrekt në të gjitha drejtimet, problemi është se nuk ka ardhur Bekimi që të bëjë golashënue­sin e skuadrës, por për të pasur një zgjidhje normale, sepse kishim vetëm Kainën si qendër. Ishte Aralica, i cili nuk është më në skuadër, erdhi Bekimi dhe ai është lojtar i vlefshëm për çdo skuadër besoj. Puna është se si do ta shfrytëzoj­më dhe mbështesim Bekimin që të shënojë. Ka kohë. Sa i përket gjendjes fizike, është shumë e mirë. Por duhet të ketë mbështetje­n nga shokët e skuadrës, duhet të rritim cilësinë e pasimeve dhe kohën e lëvizjes”, përfundoi Josa.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania