Panorama Sport (Albania)

Tifozët shfryjnë ndaj ekipit, ja çfarë nuk u pa

Karakaçi ndez gjakrat, Josës i kërkohet të heqë Markun

- ADMIR URUÇI

Lumë komentesh për humbjen, por klubi i bllokon

Vllaznia pësoi hum bjen e tretë në shtëpi këtë sezon, teksa në fundjavë përballë Kastriotit u mposht me shifrat 0-1. Duke pasur parasysh që shkodranët pretendojn­ë fitimin e titullit kampion, kjo disfatë nuk u prit mirë nga tifozët vendës, të cilit të shumtë reaguan në faqen zyrtare të klubit duke lëshuar një lumë komentesh. Kjo situatë ka bërë që klubi të vendosë bllokimin e komenteve në rrjete sociale, derisa kjo të kalojë. “Panorama Sport” sjell momentet më pikante të ndeshjes.

* Një fanellë për kapitenin Erdenis Gurishta, e dhuruar për 200 takimet me fanellën e Vllaznisë, i vetmi kapiten i kuqebluve që ka arritur të ngrejë lart dy herë trofeun e Kupës së Shqipërisë. Ky ishte takimi i 201-të me ekipin shkodran. Ishte presidenti Alban Xhaferi, i cili i dorëzoi fanellën me shifrat 200 kapitenit Gurishta.

* Në pankinën e Kastriotit, si trajner i parë për të drejtuar ekipin ishte ulur Shkëlzen Rustami, i cili është zëvendëstr­ajner. Rustami zëvendësoi Emiljano Çelën, i cili në këtë ndeshje mungonte për shkak të pezullimit që mori në ndeshjen e parë me Tiranën.

* Shumë pak tifozë ndjekin nga afër këtë përballje. Afro 500 të pranishëm ishin në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi”.

* Ndizet situata në të 32-ën minutë pas një topi të dytë të hedhur në fushë nga stafi teknik i ekipit të Kastriotit.

* “Josa, nxirre jashtë Markun”, kanë qenë tifozët shkodranë, të cilët i janë drejtuar teknikut kuqeblu duke qenë të pakënaqur me paraqitjen

e mesfushori­t në fushë.

* Lojtari i Kastriotit, Abaz Karakaçi, nxeh gjakrat me stafin shkodran në një moment, duke sjellë edhe ilaritet në shkallët e stadiumit për pak minuta.

* Gëzim i madh në radhët e krutanëve në fund të takimit, por më shumë në dhomat e zhveshjes duke festuar këtë fitore tepër të rëndësishm­e për mbijetesën në Superiore.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania