Panorama Sport (Albania)

Egnatia për historinë në Kupë, kërkohet gjysmëfina­lja e parë

Rrogozhina­sit ia kanë marrë dorën Laçit, tri fitore në këtë sezon

- FATMIR EFICA

Pozita komode në kampionat dhe vetëm një hap larg pretendent­eve për titull, Egnatia duket se ka rritur ambiciet edhe për edicionin e 71-të të Kupës së Shqipërisë. Nesër në orën 13:00 rrogozhina­sit presin për fazën çerekfinal­e, vizitën e Laçit. Një skuadër së cilës këtë sezon ia kanë rrëmbyer pikët e plota me tri fitore të arritura ndaj tyre. Sikurse sezonin e kaluar, kur në çerekfinal­e Egnatia ka pasur përballë po Laçin dhe pati shumë ekuilibër nga ndeshjet e luajtura, 1-1 në Rrogozhinë dhe 0-0 në Laç, teksa eliminimi erdhi vetëm prej goditjeve të penalltive, që nuk ua mundësuan rrogozhina­sve shkuarjen në gjysmëfina­le. Tani Egnatia duket se e ka radhën që ta kapërcejë turin. Njëzëri, drejtuesit e futbollist­ët kanë konfirmuar që këtë objektiv të rëndësishë­m për kalimin e turit, do ta bëjnë realitet në këtë edicion. OPTIMIZËM- Pas fitores së merituar dhe me përmbysje që Egnatia realizoi në transfertë ndaj Bylisit me shifrat 2-3, rrogozhina­sit në dy sfidat, fillimisht në “Egnatia Arena”, janë të vendosur të luajnë denjësisht rolin e sfidantit karshi kurbinasve duke kërkuar të lënë shenjë në histori dhe duke prekur për herë të parë gjysmëfina­len e Kupës. Optimizmi ndihet kudo. Duke qenë se ndeshja me Laçin luhet nesër dhe ditët për ta përgatitur këtë takim të parë të Kupës ishin të shkurtra, ekipi i Edlir Tetovës nuk ka bërë pushim gjatë kësaj fundjave, por me shumë entuziazëm ka dalë në stërvitje. Atmosfera ka qenë shumë pozitive, si në radhët e futbollist­ëve, ashtu dhe të drejtuesve. Hapi i parë pozitiv mendohet të realizohet që nga ndeshja e parë, për të siguruar një rezultat sa më të favorshëm. Të gjithë lojtarët janë në gjendje të mirë. Nuk ka asnjë dëmtim dhe pritet të zbresë në fushë një formacion i plotë nesër me Laçin.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania