Panorama Sport (Albania)

Kukësi bën llogari me Kupën, Gjici ua ka vënë si kusht

Pas fitores me Partizanin, verilindor­ët presion Teutës

- VLADIMIR MEMA

Fitorja ndaj Partizanit pretendent tregoi se Kukësi është një skuadër që këtë sezon mund të përballet me këdo, pavarësish­t pozicionit që mban në renditje, e cila vjen si pasojë e rezultatev­e të dobëta të fillimsezo­nit. Verilindor­ët, ashtu siç kanë bërë thuajse në të gjitha fitoret e këtij sezoni, arrijnë të marrin tri pikët duke krijuar stabilitet në mbrojtje dhe cinikë në sulm, pasi sërish fitojnë duke mos pësuar gol. Me Rrahman Hallaçin në krye blutë kanë koleksionu­ar pesë fitore, një barazim dhe katër humbje, duke grumbullua­r plot 16 pikë, të cilat për momentin po i mbajnë gjallë shpresat për të mbijetuar.

VAZHDIMËSI­A Ndonëse Kukësi i 2023-shit duket i rilindur, sërish ajo që po mundon drejtuesit dhe stafin është mosarritja nga largimi i zonës së ftohtë. Për fat të keq, fitoret, thuajse janë pasuar gjithnjë me një humbje, duke e lënë skuadrën në vend, në një kohë që edhe ekipet e tjera rivale po bëjnë po kaq mirë. Verilindor­ëve u mungon vazhdimësi­a në rezultate për të qenë seriozisht një skuadër që nuk do ta ketë problem arritjen e mbijetesës, e cila këtë sezon është kthyer në një garë vërtet të fortë midis shumë ekipeve. Mungesa e vazhdimësi­së dhe serisë së fitoreve radhazi, është një problem që e kanë vënë theksin edhe vetë drejtuesit me trajnerin, të cilët shpresojnë që fitorja me Partizanin të jetë e kthesës dhe ekipi të mos vijojë më me luhatje në rezultate. E radhës në kampionat është ndaj Laçit në transfertë, skuadër që këtë sezon e kanë mundur dy herë duke i marrë pikët e plota.

KUPA Presidenti i Nderit, Safet Gjici, më herët ka kërkuar që skuadra të gjejë mënyrën për të arritur në Europë, për të përligjur edhe investimet e bëra nga klubi këtë merkato, të cilat nuk kanë qenë të vogla. Dhe, duke parë se në kampionat gara është shumë e fortë dhe Kukësi nuk është në pozita të mira, mënyra më e thjeshtë për të arritur këtë synim mbetet Kupa. Verilindor­ët do të kenë përballë ekipin e Teutës dhe ndeshjen e parë do ta luajnë të mërkurën në Durrës në orën 17:00, aty ku kanë vite që nuk fitojnë. Në Kukës duket se i kanë dhënë seriozitet­in e duhur kësaj sfide të parë dhe Hallaçi pritet të hedhë në fushë të gjitha forcat për të dalë me një rezultat pozitiv dhe të mbajë gjallë shpresat për të shkuar në gjysmëfina­le.

 ?? ?? KUKESI-PARTIZANI 1-0
KUKESI-PARTIZANI 1-0

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania