Panorama Sport (Albania)

Tomori “mpin” Dinamon, e mund edhe me 10 lojtarë

Dushkaj bën heroin, një formacion i bluve në tribunë

- FATJON RUPI

Tjetër humbje, kryeqyteta­sit dorëzojnë edhe kreun

Dinamo nuk zë mend. Në “Sel man Stërmasi”, ka bërë edhe më keq se në Burrel. Stonoi ndaj një kundërshta­ri që luajti me 10 vetë për më shumë se 75 minuta. Tomori e mundi në mes të kryeqyteti­t, falë golit të Jurgen Dushkajt në shtesë. Një humbje që “mpin” blutë dhe komprometo­n objektivin. Kreun ua mori Skëndebreu, por nëse fiton edhe Flamurtari sot me Besën, do ta shihnin veten në vend të 3-të. Ndeshja nisi me një befasi te Dinamo, që në tribunën e “Selman Stërmasit” kishte thuajse një skuadër të tërë. Përveç të dëmtuarve Bardhi, Smaçi dhe Gjoni aty ishin edhe Imami, Lilaj dhe Prodani për zgjedhje teknike të trajnerit Dede. Në fushë nga minuta e parë zbriti blerja e fundit, David Ivan, i cili la përshtypje të mira në debutim.

PJESA E PARË– Beratasit thuajse e filluan ndeshjen me 10 vetë, kur Solomon u skuq pas çerekore loje. Afrikani mori dy kartonë të verdhë brenda 3 minutash, duke mos u toleruar aspak nga Ferataj. Dinamo e spostoi lojën në gjysmëfush­ë, pa mundur

ta çante mbrojtjen e ngjeshur të Tomorit. Madje, ishin miqtë ata që krijuan një rast të rrezikshëm me Ismailajn, i cili u ndal nga Krosta. Blutë reaguan me dyshen Denisonmar­ku, por pa mundur të shënonin. Pa shkuar në pushim, Preloshi ia lë vendin

Karambës.

PJESA E DYTË - Loja vazhdon me Dinamon përpara dhe Tomorin që mbrohet me të gjitha forcat. Ivan tenton me një gjuajtje të befasishme, topi kalon ngjitur me shtyllën. Denison ka një rast të mirë, teksa gjendet në zonë, por

vonon në gjuajtje. Skuadra kundërshta­re provon të vonojë lojën me të gjitha mënyrat dhe në ndonjëherë del rrezikshëm, si në rastin e Shaqës, që pason në zonë, por mbrojtja blu largon topin në këndore para se të shkojë tek Emini. Trajneri Dede provon

ta ndryshojë lojën me zëvendësim­et, duke hedhur në fushë Fetajn, Kasmollari­n dhe Ndreun në vend të Danajt, Dajës dhe Allmuçës, megjithatë Tomori reziston. Dikson ka në këmbë topin e golit, por gjuan shumë keq në zonë. Në shtesë, pas një gabimi në

pasim të Zhivanajt, beratasit nisin një kundërsulm me Lavalin, i sapofutur në fushë. Ai pason saktë nga e majta për Dushkajn, që nuk fal përballë Krostës. Ka edhe nervozizëm në fushë pas këtij momenti, ku Taulant Marku ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë.

 ?? ?? Beratasit duke festuar golin e Dushkajt
Beratasit duke festuar golin e Dushkajt

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania