Panorama Sport (Albania)

Tërbuni nuk fiton as me Besëlidhje­n, skuqet Bano

Ndreu debuton me barazim, lezhjanët zhyten më keq

-

Tërbuni ka harruar të fitojë. Pritej kthesa e madhe, por nuk ndodhi kështu. As me Ramazan Ndreun nuk erdhën pikët e plota. Vërtet nuk humbi, por barazimi nuk i ndihmon aspak dhe sidomos në një ndeshje shtëpiake. Si mos me keq po shkon situata për Besëlidhje­n. Vazhdon të mos ngre kokë, duke u ngujuar në fund të tabelës. Në “Ismail Xhemali” ishte një ndeshje vërtet pa gola, por tejet e luftuar. Mjafton të shohësh që u dhanë 9 kartonë të verdhë dhe 1 i kuq. Tension pati sidomos në fund, kur Artan Bano u kap me gjykimin. Mori fillimisht të verdhë, e më pas të kuq. NDESHJA – Tërbuni-besëlidhja filloi me një minutë heshtje për të ndjerin Ismet Alcani, ishzyrtari­n e FSHF-SË dhe njëherë baba i Alert Alcanit (ish-trajner i pukjanëve dhe sot drejt teknik te Besëlidhja). Tërbuni e nisi shumë mirë takimin. Që në nisje, ishin vendësit më kërkues. Rastet ishin të shumta,

por ai i Xhebrahimi­t duhet të veçohet. Kishte shansin që të jepte avantazhin në të 7-ën, por shpërdori. Edhe minutat në vazhdim flasin për pukjanët. Epërsia është e dukshme dhe në harkun kohorë të 17 minutave, regjistron tri raste të pastra. E megjithatë, goli nuk

duket. Shumë iu afrua Tafili në të 35-ën, por ajo goditje dënimi u ndal vetëm nga shtylla. Besëlidhja ka regjistrua­r dy mundësi me anë të D.markut në të 39ën dhe 40-ën, por më kot. Në të 42-ën Xhebrahimi kishte luksin që të sillte qetësinë pa shkuar në pushim, por shënjestra mun

gon. Edhe në pjesën e dytë pati ritëm e raste, e megjithatë rrjeta nuk erdhi kurrë. Miqtë janë treguar të kujdesshëm dhe kanë administru­ar më së miri në prapavijë dhe falë edhe aplikimit të shumë vonesave në lojë, ia kanë dalë të marrin një pikë. DITMIR PEMA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania