Panorama Sport (Albania)

Gol në frymën e fundit, Skënderbeu merr “komandën”

7 javë pa humbje dhe korçarët udhëheqin për herë të parë

- LLAZI SARO

Frashëri hero, Luzi 2008 për pak sa nuk u mori pikë

Skënderbeu nuk e njeh humbjen. Mund Lu zin 2008 dy minuta para fundit dhe merr parë “komandën” e Kategorisë së Parë. Pas 7 javësh pa humbje, korçarët e Ivan Gvozdenovi­ç shijojnë për herë të parë vendin e parë në renditje. Nuk ishte një fitore e qetë, pasi u duk se gjithçka do të shkonte drejt “X”-it. Randi dha avantazhin në të 51-ën dhe Cahani barazoi 20 minuta më vonë. E megjithatë, mendoi Frashëri që të bënte heroin në fund.

PJESA E PARË

Takimi nisi i vështirë për Skënderbeu­n. Nuk arrin dot të ndërtojë aksione të rrjedhshme edhe për shkak të presingut të lartë që ka ushtruar Luzi në çdo top. Rastin e parë e kanë miqtë, por Ruçi reagon mirë. Gvozdenovi­ç e kupton se diçka nuk shkon dhe kalon nga rreshtimi 4-1-4-1 në 4-33. Formacion që u jep më shumë siguri korçarëve dhe më shumë mundësi loje. Me këtë ndryshim, korçarët fitojnë terren dhe krijojnë mundësi. E megjithatë, Temitope, Abubakar e Nikaj nuk e gjejnë dot golin.

PJESA E DYTË

Në fraksionin e dytë të lojës, korçarët janë më kërkues dhe në të 51-ën gjejnë avantazhin. Nikaj harkon në zonë dhe Fuçija grushton. E megjithatë topi gjen trupin e ganezit, që e dërgon në rrjetë. Goli nuk u jep shumë “krahë” bardhekuqv­e. Luzi rifiton sërish terren dhe në të 71-ën shtang këdo. Një gabim në mesin e fushës sjell aksionin e golit për miqtë. Spahiu kroson nga e djathta dhe Cahani i ndodhur në shtyllën e parë godet saktësisht me kokë dhe çon shifrat në 1-1. Korçarët zgjohen direkt dhe shtojnë sulmet. Temitope ka tri raste të pastra brenda pesë minutash, por Fuçija është i pakalueshë­m. Portieri reagon mrekullish­t në goditjen e Hysollit dhe këtë e përsërit më pas te tentativa e Nikajt dhe Moses. Në minutën e 88-të, Frashëri kombinon me Vecajn dhe korçari i futur në zonë lexon pozicionin e portierit dhe e befason me një goditje në shtyllën e tij duke shënuar për 2-1. Gol që i jep fund ndeshjes dhe korçarët mund të festojnë lirshëm vendin e parë në kampionat.

 ?? ?? Korçarët duke festuar golin e Frashërit
Korçarët duke festuar golin e Frashërit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania